E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura Shtetërore: Maturantët, të dhënat e formularëve nesër në AVA

Komisionet e maturës pritet t'i dorëzojnë zyrtarisht të hënën Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) të dhënat e formularëve të plotësuar nga maturantët e shkollave të vendit, pjesëmarrës në provimet e Maturës Shtetërore 2009.
Vetëm Drejtoria Arsimore e Tiranës ka shpërndarë rreth 5 mijë formularë A-1 në të gjitha shkollat e mesme të qytetit për maturantët që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Me mbylljen e këtij procesi, MASH pritet të miratojë më 1 prill formularin A2 (të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojë), plotësimi i të cilit duhet të bëhet nga maturantët deri më 30 Qershor. Nga ana tjetër, me mbarimin e mbledhjes së të dhënave të maturantëve, pritet të përcaktohet edhe fondi i pyetjeve prej të cilave do të përzgjidhet teza përfundimtare për secilin nga provimet e maturës shtetërore. Fillimisht do të nisë puna për hartimin e testeve, që do jenë për dy provimet e detyruara, ku edhe për këtë vit një numër i caktuar specialistësh do të "ngujohen" në AVA për të formësuar modelin përfundimtar të tezës së provimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›