Banorët e zonës ish Fusha e Aviacionit, izolohen nga rrugët me gropa dhe pa ndriçim

Kryebashkiaku Rama bredh nëpër rrethe, harron investimet në kryeqytet
Gjendje e rrugëve në zonën e Laprakës, tek ish Fusha e Aviacionit, është lënë në kushte të mjerueshme infrastrukturore nga organet përgjegjëse shtetërore. Rruga më problematike në këtë zonë, është ajo kryesore, që ndërlidh lagjet kryesore në perëndim të Laprakës, me rrugën e 21-shit dhe me pjesë të tjera të kryeqytetit. Zona në fjalë është e mbipopulluar dhe e banuar përgjithësisht me qytetarë të ardhur kryesisht nga zona të thella të veriut të vendit. Ndërkaq, edhe ajo pjesë e këtij segmenti rrugorë që është rikonstruktuar para disa vitesh, aktualisht është pothuajse e pakalueshme nga automjetet e tonazhit të lehtë, pasi gropat me baltë që janë krijuar arrijnë deri në 50 cm. Banorët ankohen për gjendjen katastrofike të rrugës, për mungesën e ndriçimit e rrjetit kanalizues dhe akuzojnë qeverinë bashkë më bashkinë, se i kanë lënë krejtësisht jashtë vëmendjes së tyre. Sipas tyre, është e papranueshme dhe fatkeqësi kolektive që, një zonë aq e populluar dhe pjesë e rëndësishme e kryeqytetit, vuan mungesën e një infrastrukture rrugore bashkëkohore dhe jeton si në mesjetën e hershme. Ndërkaq, në kohën e dimrit dhe të pranverës, kur reshjet e shiut janë më të dendura, ky segment rrugorë. Pothuajse është i pakalueshëm, jo vetëm nga makinat e tonazhit të lehtë, por edhe nga këmbësorët, pasi balta dhe uji kalon sipër gjurit. Banorët e lagjes së ish Fushës së Aviacionit, në Zonën e Laprakës, të cilët i përfshin Njësia Bashkiake Nr. 9, shprehen se janë ankuar për problemin e rrugës dhe kanë bërë kërkesë disa herë si tek qeveria ashtu edhe tek Bashkia e Tiranës, për sensibilizimin e tyre në lidhje me kushtet e rrugës. Megjithatë, prej vitesh kanë pritur me padurim dhe nuk kanë marrë kurrë një herë as përgjigje pozitive, sa negative nga instancat shtetërore. Ndërkaq, problemi shtrohet vetëm për rrugën kryesore të kësaj lagjeje, sepse në rrugët midis blloqeve të banimit, jo vetëm që nuk është hedhur as edhe 1- metër asfalt, por as që pretendojë për një gjë të tillë. Ne jetojmë në një mjedis mesjetar prej 18 vitesh. Që kur kemi ardhur më banim këtu, veç mbushur me premtime të zjarrta gjatë fushatave elektorale sa për të na marrë votat, mbasandaj, asnjë shtetarë gjatë periudhave katërvjeçare nuk është parë më në këtë vend. Gjatë dimrit, kur bie shi, gropat e mëdha të mbushura me ujë në rrugën kryesore, mund të kalohen vetëm me varkë ose me çizme peshkatarësh. Gjithashtu, edhe gjatë dimrit pluhuri që ngrihet nga makinat, e bën të pakalueshëm këtë segment rrugorë krejt afër kryeqytetit, u shpreh për gazetën SOT, Anila Metuku, banore e lagjes ish Fusha e Aviacionit, Njësia Bashkiake Nr. 9. Megjithatë, kushdo që kalon një herë në këtë rrugë, nuk ka më nevojë për fjalë, sepse gjendja flet vetë. Ndërkaq, një kontrast i madh konstatohet në këtë lagje midis ndërtimit të pallateve shumë katësh dhe infrastrukturës rrugorë fare pranë tyre. Banorët shprehen se, edhe për vetë rëndësinë e kësaj rruge, për lagjet dhe zonat që lidh, duhet të ishin marrë masa prej kohësh për ta rikonstruktuar. Sipas tyre, në çdo prag fushate zgjedhore, veç premtimeve nga dy forcat e mëdha, kanë ardhur edhe disa fadroma të duke u shtirur sikur po fillojnë punimet, ndërkohë që janë zhdukur sapo kanë kaluar zgjedhjet dhe çdo gjë ka mbetur ashtu siç ka qenë. Kam ardhur që në vitet 90 me banim në këtë lagje. Këtë rrugë që kalon këtu, e cila lidh Doganën me rrugën e 21-shit, nuk ka ndryshuar që atëherë. Nuk është hedhur as edhe një grusht zhavorr. Këtu ka vetëm baltë dhe grumbuj plehrash. Para disa vitesh, filluan punimet për asfaltimin nga pjesa lindore e rrugës, pra nga zona e 21-shit, por procesi i rikonstruksionit u ndërpre. Arsyet e ndërprerjes mbetën të pashpjegueshme, siç mbeten shumë gjëra të pa shpjegueshme në këtë vend. Siç e shikon, rruga është katastrofike. Kur bie shi, ruajmë fëmijët se kemi frikë se mos na mbyten, u shpreh i shqetësuar Kujtim Klosi. Kështu vuajnë çdo ditë banorët e kësaj lagjeje, shpërfilljen e qeverisë ndaj rrugëve të masakruara në pjesët më të populluara të kryeqytetit.
Rruga pa ndriçim dhe rrjet kanalizimi
Përveç baltës dhe gropave me ujë, rrugët e kësaj lagjeje, karakterizohen dhe nga mungesa e ndriçimit dhe rrjetit kanalizimi. Gjatë orëve të natës, këmbësorët mund të lëvizin vetëm me elektrik dore, në mënyrë që të orientohen për në shtëpi, sepse në këtë rrugë mungon krejtësisht ndriçimi. Ndërkaq, mungesa e rrjetit kanalizues, krijon përmbytjen e rrugës, sa herë bie një shi i lehtë. Banorët, duke parë se nuk po merret asnjë masë nga bashkia, shpeshherë kanë insistuar që, bashkarish me shpenzimet e tyre, të ndërhynë për të përmirësuar rrjetin kanalizues, por deri më tani nuk kanë arritur në një marrëveshje.