Arsimimi i fëmijëve të ngujuar, provimet në shtëpi
Autori i Lajmit: red.
Të dhënat e nxënësve të ngujuar hidhen në amzën e shkollës dhe ata pajisen me dëftesë bazuar në rezultatet e fituara
Gjakmarrja vazhdon të mbetet një nga plagët e shoqërisë shqiptare. Viktima të këtij fenomeni shqiptar janë dhe fëmijët, të cilët detyrohen të ngujohen në shtëpi njëlloj si të rriturit për t iu mbrojtur goditjes së gjaksit, edhe pse Kanuni nuk e lejon marrjen e hakut te fëmija. Nuk janë pak fëmijët që kanë mbetur pa formimin e duhur arsimor si pasojë e ngujimit.
Numri
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, numri i fëmijëve të ngujuar është 87, por shoqata të huaja raportojnë se ky numër është shumë më i lartë se kaq. Po sipas informacioneve të marra nga Ministria e Arsimit, këta fëmijë kryesisht ndodhen në rrethin e Shkodrës, por edhe në Malësi të Madhe. Për ta zbutur disi këtë fenomen, MASH herë pas here ka ndërmarrë një sërë nismash, për sa i përket shkollimit të fëmijëve të ngujuar. Një ndër këto projekte është edhe organizimi i mësuesve në shtëpitë e familjeve, të cilat janë në gjak dhe kanë fëmijë në moshë shkolle.
Mësimdhënia
Mësuesit punojnë me fëmijët e ngujuar sipas një plani të caktuar mësimor vjetor. Viti mësimor është jo më pak se 25 javë. Mësimi zhvillohet tri herë në javë, me 10 orë/javë. Orët e mësimit janë nga 45 minuta. Aty ku ka më shumë se një nxënës, që u përkasin klasave të ndryshme, punohet me sistemin e klasave kolektive. Kur është e mundur, nxënësit grumbullohen në një nga familjet (vatrat mësimore) që ka fëmijë të ngujuar. Në vatrat mësimore ku ka nxënës të arsimit fillor, jep mësim një mësues i këtij cikli, ndërsa për vatrat mësimore ku ka nxënës të klasave 5-8, jep mësim një mësues i ciklit të lartë. Në çdo dy vatra mësimore të klasave 5-8, që janë pranë njëra-tjetrës, jep mësim një mësues i lëndëve shoqërore dhe një mësues i lëndëve natyrore, duke u alternuar, me qëllim që të mbulohet mësimdhënia në lëndët kryesore.
Regjistrimi
Nxënësit regjistrohen në klasat dhe shkollat përkatëse në dokumentacionin bazë të shkollës. Çdo mësues mban një fletore regjistër. Të dhënat e fletores regjistër hidhen në regjistrin e klasës, një herë në javë. Të dhënat përfundimtare hidhen në amzën e shkollës dhe nxënësit pajisen me dëftesë bazuar në rezultatet e fituara. Drejtoritë arsimore rajonale, zyrat e arsimit dhe drejtoritë e shkollave forcojnë bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor, për të evidentuar rastet e fëmijëve të ngujuar.
Psikologu
Të gjitha DAR/ZA ku ka fëmijë të ngujuar sigurojnë shërbim psikologjik për këta të fundit. MASH, në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, për të krijuar shanse të barabarta në edukimin e nxënësve, e kryesisht të fëmijëve që janë të ngujuar për shkak të fenomenit të gjakmarrjes, hartoi projektin “Të mbrojmë fëmijët nga fenomeni i gjakmarrjes”.
Projekti i UNICEF
Për realizimin e këtij projekti u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me UNICEF. Sipas MASH, si rezultat i punës së bërë nga DAR/ZA, si dhe organizata të ndryshme joqeveritare, për sensibilizimin e opinionit shoqëror në tërësi, por dhe të familjeve që janë në gjakmarrje, numri i fëmijëve të ngujuar po zvogëlohet vazhdimisht. MASH-i, në bashkëpunim me UNICEF, paralelisht me sensibilizimin, njohjen e situatës në vazhdimësi, trajnimin e mësuesve për të punuar me nxënësit e ngujuar, po vazhdon arsimimin e nxënësve të ngujuar, në kushtet e shtëpisë.
Punohet me fëmijët e ngujuar sipas këtij plani mësimor vjetor:
a. Për klasat I, II, III, VI, VII:
Nr Lëndët Kl. I Kl. II Kl. III Kl. VI Kl. VII
1 Gjuhë amtare 160 140 130 110 110
2 Histori - - - 10 10
3 Matematikë 80 90 90 60 60
4 Fizikë - - - 20 20
5 Dituri natyre/Biologji dhe edukim shëndetësor - - 10 20 20
6 Gjeografi - - - 10 10
7 Të drejtat e njeriut 10 20 20 20 20
Orë gjithsej 250 250 250 250 250
b. Për klasat IV, V, VIII:
Nr Lëndët Kl. IV Kl. V Kl. VIII
1 Gjuhë shqipe 80 70 50
2 Lexim 50 50 50
3 Histori 10 10 10
4 Matematikë 80 70 60
5 Fizikë - - 20
6 Dituri natyre/Biologji 10 20 20
7 Gjeografi - 10 10
8 Kimi - - 10
9 Të drejtat e njeriut 20 20 20
Orë gjithsej 250 250 250
Objektivat e projektit me UNICEF
1. Të rrisim ndërgjegjësimin e zyrtarëve në nivel kombëtar dhe lokal, të shkollave dhe komuniteteve mbi fenomenin e gjakmarrjes.
2. Të parandalohet dhuna në komunitet nëpërmjet trajnimeve të mësuesve që do të shërbejnë si agjentë të paqes dhe tolerance dhe respektimit të ligjit.
3. Të sigurohet që të zbatohen të drejtat e fëmijëve të prekur nga ky fenomen, dhe të kenë të drejtën e arsimimit nëpërmjet sigurimit të materialeve të nevojshme dhe shkollimit në shtëpi.
Trajnimi i mësuesve
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit filloi puna për njohjen e situatës dhe të nevojave për kualifikim të mësuesve që do të punojnë me nxënësit e ngujuar. Për këtë, u hartuan pyetësorë për prindërit dhe nxënësit e ngujuar dhe u realizuan intervista të drejtpërdrejta me ta. Pas kësaj, u zhvillua një trajnim pesëditor me mësuesit. Në këtë trajnim u trajtuan tema nga fusha e pedagogjisë (Metodat ndëraktive dhe veçoritë e punës me klasa kolektive), e psikologjisë, nga fusha e të drejtave të njeriut dhe nga fusha e menaxhimit dhe e zgjidhjes së konflikteve.
Në seminar u trajtuan këto tema:
• Situata psikologjike e nxënësit të ngujuar.
• Njohja psikologjike e nxënësit të ngujuar.
• Parimet e trajtimit psikologjik të nxënësit të ngujuar.
• Teknika për mbështetjen e nxënësit për të tejkaluar vështirësitë që kanë në procesin mësimor.
• Teknikat bashkëvepruese me në qendër fëmijën.
• Puna e mësuesit me prindërit dhe familjen e nxënësit të ngujuar.
• Puna individuale dhe puna me grupe të vogla në orën e mësimit.
• Ndërtimi i situatave të debatit. Situatat problemore dhe zgjidhja e tyre.
• Metoda të mësimdhënies në ndihmë të trajtimit të nxënësit të ngujuar.
• Ushtrime praktike për metoda të mësimdhënies në kushtet e ngujimit.
• Hartimi i programeve specifike, për punë me nxënësit e ngujuar.
• Legjislacioni mbi të drejtat e fëmijëve
• Instrumentet ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.
• Format alternative të zgjidhjes dhe menaxhimit të konflikteve
• Shoqëria, bazë ku lindin dhe zhvillohen konfliktet
• Format bazë të reagimit në rast konfliktesh fëmijë - fëmijë
• Si duhet reaguar ndaj konfliktit mes nxënësve
• Metodat e zgjidhjes së konflikteve e perceptuar nga vetë fëmijët
• Pse është më e pranueshme figura e mësuesit për ndërmjetësim
• Roli i mësuesit në zgjidhjen e konflikteve nxënës-nxënës
• Debat për mënyrat e arsimimit të nxënësve të ngujuar.
• Fëmijët jashtë sistemit dhe mënyrat e identifikimit dhe arsimimit të tyre.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008