Të sëmurët me tumor, sot rregullohet aparatura e rrezeve
Autori i Lajmit: red.
Aparatura e Kobaltit, e cila shërben për kryerjen e rrezeve për të sëmurët me tumor dhe që gjendet në Shërbimin Onkologjik të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pritet të vihet në funksionim sot. Prej disa ditësh kjo aparaturë nuk funksiononte për shkak të një defekti dhe për riparimin e saj kanë ardhur ekspertë të huaj, pasi në vendin tonë mungojnë specialistët e mirëfilltë për të. Burime nga Ministria e Shëndetësisë thanë se “ekspertët e huaj po punojnë për të përfunduar riparimin e defektit në aparaturën e Kobaltit në QSUT”. Sipas të njëjtave burime, aparati do të vihet që sot në shërbim të pacientëve që marrin këtë shërbim. Aparatura e Kobaltit në Shërbimin Onkologjik të QSUT mirëmbahet nga Agjencia e Fizikës Bërthamore në Tiranë. Shërbimi i Onkologjisë në QSUT u ofrohet dhe pacientëve nga Kosova dhe Maqedonia.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008