Mamografia jo më falas, në tetor shërbimi nis me pagesë
Autori i Lajmit: red.
Në tetor shërbimi i mamografisë, i cili kap në kohë tumorin e gjirit nuk do të ofrohet më falas. Ky vendim është marrë pas përmbylljes së projektit “INTERREG 3” mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për katër aparaturat e instaluara një vit më parë në vendin tonë. Aparaturat diagnostikuese të vendosura në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës të instaluara nga pala italiane, brenda periudhës njëvjeçare kanë kryer 11 mijë ekzaminime. Kjo si rrjedhojë e sensibilizimit në masë të popullsisë. Nisur nga ky fakt duke parë numrin e madh të pacientëve, Bardhi Spahia, përgjegjës i këtij projekti për Shqipërinë pohon se do të ketë tratativa me palën italiane që ky shërbim të kryhet falas edhe për disa muaj në vazhdim. Tarifat që do të vendosen për këtë shërbim pas aktdhurimit të qeverisë italine do të variojnë nga 1200 deri në 1800 lekë, tarifë kjo e cila është bazuar në çmimet e QSUT-së edhe të një urdhri të mëparshëm për pagesat e disa shërbimeve të specializuara të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Deri tani nga ekzaminimet falas kanë rezultuar rreth 2.5 për qind të pacientëve të prekur nga tumoret, shifra këto që sipas Spahisë e rendisin vendin tonë përkrah atyre perëndimore për sa i përket avancimit të kësaj sëmundjeje.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008