MSH: OBSH ofron bashkëpunim për reformën në shëndetësi
Autori i Lajmit: red.
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, vlerësoi dje, kontributin e dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Shqipërinë në sektorin e shëndetësisë. Njëkohësisht ajo kërkoi mbështetje dhe bashkëpunim për realizimin e reformave të ndërmarra, gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kësaj organizate. “Shëndetësia është sektori më i ndjeshëm, ndaj duhet përkushtim maksimal dhe vëmendje për eliminimin e problemeve në kohën e duhur. Për këtë duhet jo vetëm qeveria shqiptare, por edhe ndërkombëtarët, të tregojnë vëmendjen maksimale”, - u shpreh ministrja Godo. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e OBSH-së, e njohën ministren e Shëndetësisë me projektet dhe planet në fushat e bashkëpunimit, duke ofruar mbështetje maksimale si në realizimin e reformave, ashtu edhe në zgjidhjen e problemeve imediate në këtë sektor. OBSH ka dhënë kontribut të veçantë për përgatitjen e disa ligjeve bazë, si ligji për financimin dhe kujdesin shëndetësor, ai për luftën ndaj duhanit, mbi të cilin u diskutua dhe për një plan gjithëpërfshirës për zbatimin e tij dhe ndryshimit të sjelljes së shqiptarëve në pirjen e duhanit. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për implementimin e strategjisë për shëndetin mendor, ku u theksua se mbështetja për decentralizimin e tij te mjeku i familjes do të vijojë të paktën edhe për 3 vjet të tjera. Ndërsa, në kuadrin e forcimit të sigurisë ushqimore, OBSH do të ofrojë mbështetje në Institutin e Shëndetit Publik dhe në qarqe. Po ashtu në takim u bisedua dhe për ngritjen e një sistemi informacioni bashkëkohor dhe efikas, ku ministrja Godo vlerësoi asistencën teknike të OBSH-së, duke cilësuar nevojën emergjente të një sistemi të tillë.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008