E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimimi, perfitojne 15 mije femije

Nje projekt, qe do te shtrihet ne 24 muaj, ka per qellim arsimimin e te pakten 15 mije femijeve rome, te cilet do te ulen per here te pare ne bankat e shkolles. Nderkohe qe parashikohet edhe ngritja e 30 organizatave me baze komunitare, nga te cilat 4 te specializuara ne mbrojtjen e femijeve. Po keshtu, parashikohet qe rreth 60 persona nga ky komunitet te trajnohen profesionalisht, ku 50 per qind e tyre do jene gra. Projekti eshte bere publik dje nga ministri i Puneve Sociale, Kosta Barka, ne diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut. Nderkohe, Kryeministri Sali Berisha, gjate vizites qe ka kryer ne shkollen rome “Zemra e Nenes”, ka premtuar se do te ndertoje banesa te reja per komunitetin rom. “Nje vemendje e vecante do i kushtohet edhe shkollimit te ketyre femijeve, ashtu si dhe eshte bere me kete shkolle, ku femijet jane marre nga rruga”, eshte shprehur Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›