BE, prane nje qendrimi unik per pavaresine e Kosoves
Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, te mbledhur ne Bruksel, thone se jane prane nje qendrimi te perbashket ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Nderkohe, udheheqesit e shqiptareve te Kosoves kane ne plan te fillojne menjehere bisedimet per shkeputjen nga Serbia, duke thene se pavaresia do te shpallet para muajit maj te vitit te ardhshem. Perpjekjet per te ulur tensionet nderkohe qe Kosova po shkon drejt shpalljes se pavaresise nga Serbia jane nje nga temat kryesore ne takimin e sotem te ministrave te Jashtem te vendeve te Bashkimit Evropian ne Bruksel. 27 ministrat e vendeve te Bashkimit Evropian jane takuar me dyer te mbyllura me te derguarin e BE-se per Kosoven, Volfgang Ischinger, per te diskutuar se si te parandalohet dhuna ne Kosove, ne qofte se shqiptaret shpallin ne menyre te njeanshme pavaresine. Vendet e Bashkimit Evropian kane qene te ndara per ceshtjen e njohjes se Kosoves, nese ajo shpall pavaresine nga Serbia ne menyre te njeanshme. Ischinger u shpreh per rendesine e nje qendrimi konsensual ne Bashkimin Evropian, te nevojshem per marrjen e vendimeve te nevojshme. Bashkimi Evropian eshte i vendosur per te parandaluar shperthimet, nderkohe qe ne Ballkan jane shtuar tensionet lidhur me statusin e Kosoves, pasi bisedimet e ndermjetesuara nga nderkombetaret u mbyllen dy jave me pare pa arritur ndonje kompromis per zgjidhje. Ministri i Jashtem britanik, David Milliband, tha se eshte me rendesi jetesore qe BE-ja te udheheqe pergjigjen nderkombetare per kete ceshtje. Ministri i Jashtem i Suedise, Carl Bildt, mberriti ne takimin e BE-se duke paralajmeruar se ndarjet e brendshme kane pasur pasoja shkaterrimtare ne te kaluaren. Shefi i politikes se jashtme te Bashkimit Evropian, Javier Solana, u shpreh me optimizem se BE-ja do te jete e bashkuar dhe do te permbushe pergjegjesite qe i takojne.
Ndermjetesit do te informojne Sekretarin e Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon ne Nju-Jork per bisedimet qe deshtuan te arrinin ne marreveshje. Me tej, Keshilli i Sigurimit i OKB-se do te vendose per hapin e ardhshem.