Withers ne Berat per gjuhen angleze
BERAT - Ambasadori amerikan, John Withers, mori pjese dje ne Konferencen e 2-te Rajonale te gjuhes angleze, te organizuar gjate paradites ne qytetin e Beratit. Kjo konference, qe ka pasur si synim trajnimin e mesuesve te gjuhes angleze, te ardhur ne Berat nga e gjithe Shqiperia, eshte organizuar ne bashkepunim me Korpusin e Paqes nepermjet 10 ambasadoreve te paqes ne Shqiperi dhe ambasades amerikane ne vendin tone. Filozofia e ketij trajnimi te rendesishem ka qene shfrytezimi i te gjitha resurseve te huaja per ta kthyer kete Konference ne trajten e nje takimi e bashkebisedimi anglishtfoles, pasi ajo qe eshte me e rendesishme e qe vlen per t’u theksuar eshte fakti se dy trajnuesit e kesaj konference ishin mesues ne Universitetin e Oksfordit. Ambasadori amerikan ne vendin tone, John Withers, ka thene se te gjithe njerezit kudo ne bote duhet te kujtojne me nderim e respekt mesuesit e tyre.
E. H