E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimimi, te denuarit mundesi per te vazhduar shkollimin

Tirane- Te denuarit por edhe te paraburgosurit, do te kene mundesi te vazhdojne shkollimin e tyre. Nje marreveshje mes Ministrise se Arsimit, Financave dhe Drejtesise do te mundesojne futjen e arsimimit ne burgjet e vendit tone. Ky fakt eshte bere i ditur dje nga ana e Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve Gazmend Dibra, ne seminarin e zhvilluar ne Ministrine e Drejtesise per ceshtjet e pronesise ne Strasburg. Dibra beri me dije se projekti per arsimimin e te burgosurve qe nuk kane pasur mundesi me pare eshte gati dhe pritet vetem te jepet pelqimi nga ana e Ministrise se Financave. Ndersa muajin e ardhshem pritet qe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve te firmose marreveshjen me Ministrine e Arsimit. “Zyrtarizimi i kesaj marreveshjeje eshte ceshtje ditesh, pasi pergjigja pozitive e Ministrise se Financave, qe do mbeshtese financiarisht pagesen e mesuesve qe do japin mesim ne burgje, e ben edhe me konkrete dhe te realizueshem kete projekt”, ka theksuar dje Gazmend Dibra. Sipas tij nje marreveshje e tille, per here te pare do te mundesoje edhe mesimdhenien ne burgje, ku te gjithe te denuarit pervec kohes qe do te shlyejne denimin e tyre, do te arsimohen. Keshtu pervec arsimimit ne vemendje te burgjeve ka qene edhe rritja e numrit te te denuarve apo te paraburgosurve te cilet jane te punesuar. Sipas drejtorit Dibra per te rritur numrin e te denuarve te punesuar eshte pergatitur nje draft ne bashkepunim edhe me misionin Euraliues. Ky draft eshte bere me qellim percaktimin e kritereve te punesimit, trajtimit te tyre financiar. Por jo vetem kaq. Dibra ka hedhur idene e perfshirjes e sigurimeve shoqerore per te denuarit qe jane ne pune. Dibra ka shtuar se me shume te dhena per ceshtjen e punesimit do te kete ne 3 mujorin e pare te vitit qe vjen. Me tej kreu i burgjeve ka shtuar se eshte pare permiresimi i legjislacionit, per te vetetuar mangesite qe sjellin problemet brenda sistemit te burgjeve. Ne ndryshimet qe priten te behen jane pikerisht trajnimi i stafit te burgjeve, miratimi i ligjit te ri per “Policine e Burgjeve”, i cili percakton qarte edhe menyren e rekrutimit te stafit etj, iniciativa qe do te sjellin me pak pune per Gjykaten Evropiane per ankesat qe mund te vinin nga te denuar ne burgjet shqiptare, per probleme brenda burgjeve. “Shkas per mjaft ndryshime ka qene edhe nje vendim i kesaj gjykate, per te drejtat e njeriut, marre per te denuarin I.D, duke percaktuar qarte se cilat duhet te ishin masat e marre per kete te denuar nga burgjet. I.D u sistemua ne burgun e Krujes, u trajtua nga mjeket dhe stafi atje dhe ka pasur permiresim ne gjendjen shendetesore”, ka perfunduar Dibra. Me tej ai ka shtuar se kushtet e burgjeve jane permiresuar ndjeshem ne krahasime me vitet e fundit. Ndersa do te behen edhe dy burgje te reja per te eliminuar mbipopullimin dhe evitimin qe vendi yne te shkoje ne Strasburg nga te denuarit. R.Caushaj

Burgjet, 200 punonjes shtese

Keshilli i Ministrave vendosi te miratoj edhe kerkesen e Ministrise se Drejtesise per te shtuar edhe 200 punonjes te rinj ne sistemin e burgjeve. Keshtu qeveria vendosi te shtoj numrin e punonjesve sipas kerkeses, duke e miratuar shtesen prej 200 punonjes ne numrin total te punonjesve ne varesi te kesaj Ministrie per vitin 2008. Kjo shtese e re e punonjesve per sistemin e burgjeve ne vend, ben qe numri total i buxhetoreve ne varesi te Ministrise se Drejtesise te shkoje 104 mije e 531 vete.

“ Ministrise se Drejtesise, ne numrin e pergjithshem te punonjesve, te miratuar per vitin 2008, ne sistemin e burgjeve, t’i shtohen 200 veta. Numri total i punonjesve buxhetore, per vitin 2008, per periudhen korrik-dhjetor 2008, behet 104 531 veta”, theksohet ne vendimin e Keshillit te Ministrave qe eshte ndermarr dje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›