E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e greves kercenojne se do prishin seancen e sotme te Kuvendit

Deputetet greviste e kane vendosur te mos tunden nga ambientet e Kuvendit, pavaresisht paralajmerimeve e thirrjeve te Konferences se Kryetareve per te gjetur ambiente me te rehatshme. Lideri i LSI-se, Ilir Meta tha dje prere, se nuk diskutohet fare levizja nga ambientet e greves, ka apo jo pune Kuvendi per t’u mbledhur ne seance plenare. “Si deputete detyra na ka kerkuar te jemi ne krye te parandalimit te skenarit te dhunshem per te vjedhur votat e shqiptareve. Se cfare deshiron te provokoje Sali Rama me Edi Ramen, ne nuk kemi deshire qe ta komentojme shume sot, sepse provokimet e tyre jane te vazhdueshme”, tha Meta ne greve. Sipas tij, policia e Berishes dhe policia Bashkiake e Rames jane ne gatishmeri dhe po bashkepunojne per te provokuar. Por nuk perjashtohet dhe levizja e mundshme, aty ku Parlamenti do te synoje te mblidhet. Nderkohe qe ne oret e vona te mbremjes, grupi i grevisteve ka dale me nje deklarate per mediat, kane parashtruar kerkesat e tyre te vazhdueshme per nje Kod Zgjedhor gjitheperfshires, dhe zgjedhje te lira, ne pergjigje te vendimit te konferences se kryetareve. Nderkohe me greven eshte solidarizuar dhe deputetja e PSD, Angjelina Kola. “Une sensibilizohem dhe i dal ne solidaritet te plote kolegeve tane deputete, qe jane ne greven e urise ketu ne sallen e Kuvendit, ne mbrojtje te votes se lire”, shprehet Kola, sipas nje njoftimi nga zyra e shtypit e LSI.

“Helsinki”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagoi dje, duke thene se hartimi i Kodit duhej t’i ishte nenshtruar nje debati te gjere politik. Ai ju beri thirrje forcave politike t’i japin fund gjuhes se urrejtjes, e te diskutojne per ceshtje me rendesi dhe te kontestueshme ne projektin e Kodit Zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›