E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsimtaret, abuzime ne emer te Pollos

Xhemil Beharaj
Nje grup prinderish ne shkollen publike 9-vjecare "Andon Xoxa" ne qytetin e Fierit jane ankuar dy dite me pare per parate qe jane te detyruar te paguajne. Ata kane detajuar ne letren e firmosur se "dyshojne qe 200 leket e kerkuara me insistim per cdo nxenes nuk do te shkojne per lyerjen e shkolles, por per te "ndihmuar" arsimtaret qe te festojne Vitin e Ri". Arsyetimin e tyre prinderit e mbeshtesin ne faktin se shkolla eshte lyer vetem tre muaj me pare.
Ne Drejtorine e shkolles, ku mesojne mbi 1000 vogelushe, ka mberritur paraditen e djeshme nje ekip revizioni nga zyra e burimeve njerezore prane Drejtorise Arsimore Rajonale te Fierit. Shefi i ketij sektori, Ilir Luga, ka konfirmuar dje, per "Koha Jone", se ekipi i kontrollit eshte derguar per te verifikuar ankesat e prinderve. "Nese verifikohen pretendimet e tyre - thote drejtuesi Luga - kjo eshte shkelje e rende dhe padyshim do te ndeshkohen personat pergjegjes".
Prinderit e femijeve, qe mesojne ne shkollen "Andon Xoxa", thane dje se ata kane pyetur mesuesit kujdestare ne lidhje me sasine e parave qe kerkohej nga cdo nxenes. "Ekipi drejtues i shkolles na tha qe te marrim nga femijet shumen e 200 lekeve, duke na argumentuar se ne DAR ekziston nje urdherese e ministrit te Arsimit, Genc Pollo", ka qene pergjigjja e arsimtareve. Nderkohe, prinderit tregojne se ne fillim te vitit shkollor ata kane paguar 300 leke per rojen e shkolles. "Une mund te mos e kem problem, por shqetesohem per ata qe vertet jane ne veshtiresi ekonomike dhe nuk kane te paguajne", thote njeri prej prinderve.
Kontributet jane vullnetare
Ne Drejtorine Arsimore Rajonale tregojne se ekziston vertet nje urdherese e ministrit te Arsimit, Genc Pollo, qe mban daten 25 shtator te ketij viti, por qellimi i saj eshte te frenoje abuzimet. "Ne kete vendim theksohet se kontributi i prinderve eshte vullnetar, shpjegon per "Koha Jone" shefi i burimeve njerezore, Ilir Luga. Atje gjithashtu thuhet se duhet te shpjegohet arsyeja perse mblidhen kontributet, te miratohet shuma nga bordi i shkolles dhe te ngrihet nje komision i posacem per administrimin e fondeve". Sipas Luges, ne udhezim percaktohet qarte edhe menyra e mbledhjes se kontributeve, qe kryhet kundrejt faturave nga nje person i ngarkuar nga bordi i shkolles.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›