Shulku: Fushaj t’ia mbroje nderin si te doje Vllaznise
Menjehere pas deklaratave te ashpra, te bere nga presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, ne dem te gjyqtarit dhe te sektorit te garave, ka reaguar shefi i garave ne FSHF, Ilir Shulku. Sipas Shulkut, deklaratat e Fushajt jane nje simfoni e perhershme. “I kam degjuar akuzat e presidentit Fushaj dhe mendoj se jane teresisht te paverteta. Kjo eshte nje histori i vjeter, sepse sa here qe nje skuader humbet te gjithe i versulen gjyqtarit. Te gjithe e kerkojne gabimin te gjyqtari dhe jo te vetja”, ka deklaruar Shulku. Por, shefi i garave nuk e ka lene me kaq. Vllaznia, ndonese ka reaguar fuqishem ne media me ane te presidentit te saj, zyrtarisht nuk ka paraqitur asnje ankese me shkrim ne federate. Deklaratat bombastike te bosit te klubit shkodran se “do t’ia mbroje nderin Vllaznise edhe me kanun”, nuk e kane turbulluar shume Ilir Shulkun. “Fushaj le ta mbroje si te doje nderin e Vllaznise. Une mendoj se Jareci ka bere nje pune te mire dhe se keto akuza jane produkt i mentalitetit shqiptar, qe nuk po arrin te ndryshoje”, perfundoi shefi i sektorit te garave, Ilir Shulku.