E Diel, 1 Nëntor 2026

Madhi shtyhet miratimi i ligjit

Ndryshimet ne ligjin per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” nuk munden te votohen as ne seancen e djeshme plenare. Kete here, shtyrja nuk erdhi nga mungesa e konsensusit politik apo debateve mes grupeve, por per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore te propozuesit, republikanit Arian Madhi. Vetem dhjete minuta para se te niste shqyrtimi i amendamenteve te tij per ndryshimin e ligjit te pronave, Madhi u ndje keq dhe menjehere u nis per ne spital. Deputetet thane se Madhi u zbeh dhe per pak kaloi ne gjendje te fikti. “Ta shtyjme per diten e enjte, ne mungese te Madhit”, tha drejtuesi i seances, Fatos Beja. Amendamentet per ndryshimin e ligjit te tokave, qe prej muajsh dergjen ne zyrat e Kuvendit, parashikojne shtyrjen e afatit per depozitimin e dokumentacionit per pronat nga pronaret. Afati per to ka skaduar qe me 31 tetor dhe Madhi propozon qe dokumentacioni per njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave te behet deri me 31 dhjetor 2008. Po keshtu, kryetari i grupit republikan propozon qe te gjithe ata persona, qe kane nje ndertese te ligjshme, por nuk gezojne truallin e saj, ta blejne. Leket qe do fitohen nga ky amendament te shkojne per kompensimin e pronareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›