E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Korruptive, firma i ka dhene shtepine Berishes

Deputetet e opozites kundershtuan dje ashper ne Kuvend miratimin e marreveshjes minerare te shfrytezimit mes Ministrise se Ekonomise dhe shoqerise “GENER 2”. Deputeti Taulant Balla akuzoi se miratimi eshte nje shkelje e rende, sepse do te shkojne dem jo pak por 197 hektare pyje dhe do te rendohet shume ambienti.
“Parlamenti po behet pjese e nje afere korruptive. Deme te medha nga kjo firme do shkaktohen jo vetem per ambientin, por edhe per heqjen e 197 ha pyje”, akuzoi Balla. Sipas tij, Kryeministri Berisha ia jep te drejten kesaj firme te veproje vetem sepse kjo firme i ka dhene shtepine Kryeministrit. “Zyrat e firmes jane dy kate poshte shtepise se Kryeministrit. Eshte nje resto”, vijoi Balla. Edhe kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, denoncoi si te paligjshem dorezimin e nje marreveshjeje te tille ne Kuvend, ne nje kohe kur asnje nuk merr persiper te sqaroje se cilat jane demet qe sjell per Shqiperine. “Marreveshja eshte e mire dhe standardet e ambientit po ruhen”, u pergjigj ministri i Ekonomise, Genc Ruli. Por te majtet kembengulen per shtyrje, te pakten deri diten e enjte, qe ministri i Mjedisit te sqaroje cfare demi sjell. “Ministri e ka plotesuar mandatin biologjik te tij dhe meqe do ike ne boten tjeter do te siguroje keta pas. Eshte llogaritur efekti i ketyre fabrikave qe po krijohen ketu e sa hektare pyll prishet”, tha Neranxi. Duke qene se mberriti ne momentet e fundit te diskutimit te marreveshjes, Kryeministri Sali Berisha tha se opozita po proteston ne diten e Stalinit. “Po e stalinizoni procesin, e di qe nuk shqiteni dot prej tij”, reagoi Kryeministri, pa shtuar asnje fjale me shume per akuzat e drejtuara ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›