Orikum, banoret denoncojne per pronat
Qyteza e Orikumit eshte rikthyer ne qender te debateve pas skandalit me te fundit te lejeve te ndertimit, ndersa njihet si zone turistike, ku po gelon ngritja e pallateve shumekateshe. Konfliktet mes pretendenteve per pronesi te nje trualli te vetem, kane sjelle edhe ankesa te shumta. Nje prej ceshtjeve eshte edhe ajo e zones se njohur si "NB Rinia", ne Orikum, ku eshte perfituar toke ne baze te ligjit 7501. Shume pronare, te certifikuar per te njejten hapesire toke, pretendojne te drejten per truallin, ndersa tendenca per investime ne turizem vjen ne rritje. Qyteza eshte kandidatja kryesore per t'u bere qendra e turizmit ne Qarkun e Vlores. Shtrirja ne bregdet dhe gjeografia e pershtatshme per turizem, me te gjitha relievet e ka bere terheqese ne syte e te huajve kete zone, qe shenon mbi 150 mije vizitore ne dite ne muajt e veres. Por, raporti me i fundit i publikuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, qe ka paditur ish-kryebashkiakun Beqir Kashuri dhe kreun e urbanistikes, ka sjelle jo pak reagime. I vene ne qender te akuzes, Kashuri ka kundershtuar dje abuzimet, duke thene se "mafien" e pronave do ta tregoje ne prokurori.
Shume prej banoreve te Orikumit jane endur vitet e fundit ne dyert e institucioneve, duke pretenduar te drejten per pronesi. Ankesat kane shkuar edhe ne zyren e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe here pas here jane shoqeruar me protesta. Banoret shprehen pesimiste lidhur me kete problem, ndersa tashme nuk dime se kujt t'i drejtohen per zgjidhje ligjore. "Na ka mbetur vetem Strasburgu per ankese", thote, per gazeten "KJ", Vjollca, nje banore e qytezes, e cila kerkon pronen e saj. "Nje toke ka tre apo kater pronare, ndersa ato toka qe kemi ne fshat nuk po na i kthejne, pasi edhe ato qe morem me ligjin 7501 nuk na i lene", vazhdon ajo e irrituar, duke akuzuar pushtetaret vendore. Te tjere banore ankohen dhe thone se ne Orikum eshte vendosur "mafia e tokave" dhe se nuk u jepet e drejta. "Kemi shkuar deri ne Kryeministri e Presidence", deklarojne ata.
Nje shitese ne rrugen kryesore te Bashkise Orikum, aty ku tashme pritet te filloje nje ndertim i ri, tregon se vetem nje jave me pare, investitoret ne kete ndertim jane konfrontuar me pronaret. "Konflikti degradoi ne rrahje me grushte e shkelma. U trembem dhe njekohesisht u habitem, ndersa nje burre rreth te 70-ve u godit nga disa persona, pikerisht pse diskutoi per ceshtjen e tokes", thote Baria, per gazeten "KJ".
"Bashkiaku abuzoi me lejet e ndertimit"
Ish-kryebashkiaku i Orikumit, Beqir Kashuri, akuzohet nga KLSH-ja per shkelje te detyres dhe abuzime me lejet e ndertimit dhe sheshet publike. Ai akuzohet per tjetersim te tokave publike, manipulim te lejeve te ndertimit dhe shitje te pronave publike. Ish-kreu i vendorit ne Orikum, e ka drejtuar Bashkine Orikum per dy mandate, gjate periudhes 2000-2007. Sipas raportit te KLSH-se, Kashuri dhe kreu i urbanistikes, Blendi Bani, kane abuzuar me ligjin nr. 8405 per trojet, duke sjelle nje dem qe shkonte ne 350 mije dollare. Gjate gjithe kesaj periudhe ne Bashkine e Orikumit figurojne te jene dhene ne total 13 leje ndertimi, ndersa lidhur me shitjen e tokave publike nuk jepet asnje informacion publik.
Beqir Kashuri:"Mafien e tokave do e rrefej ne prokurori"
Ish-kreu i Bashkise se Orikumit ka dale ne nje konference per shtyp mbremjen e djeshme, lidhur me akuzat, te cilat i jane adresuar si zyrtar per periudhen 2005-2006. Qellimi, sipas tij, i daljes publike ka qene thirrja ndaj organeve te drejtesise per te hetuar ceshtjen e pronave ne qytezen turistike me themel. "Ne kohen kur une kam qene ne krye te Bashkise se Orikumit, ka pasur zero raste te shitjes se tokave, zero raste te tjetersimit te pronave publike apo te manipulimit te lejeve te ndertimit", tha Kashuri. Duke mohuar akuzat per shperdorime me dem ekonomik ne 350 mije dollare kur ishte kryebashkiak, ai kerkoi nje hetim te plote te ceshtjes e transparence. "I bej thirrje drejtesise, qeverise, krimit ekonomik, qe te hetojne me themel dhe une jam i gatshem te pergjigjem per cdo gje. Dosja qe une kam denoncuar se shpejti do t'i shkoje ne tavoline Kryeministrit. Une i cilesoj si te pabaza keto akuza ndaj meje, te cilat behen qellimshem nga ana e mafies se pronave per te bllokuar investimet ne Orikum", tha Kashuri ne konference. I pyetur per emrat konkrete te implikuar ne skandalin e trojeve e lejeve te ndertimit, ish-kreu i institucionit vendor nuk dha asnje shpjegim, duke thene se "gjithcka do e rrefej ne prokurori". Ndersa per lejet e ndertimit, Kashuri shpjegoi se ka dhene 13 leje ndertimi ne baze te ligjit dhe planit te rregullimit per qytetin, ndersa nuk kishte firmosur asnje shitje te prones publike.