E Diel, 1 Nëntor 2026

Real e Liverpul, dy “big” ne rrezik

Jeton Selimi
Pas Milanit e Selltikut te kualifikuar nje jave me pare, sot do te mesohen perfundimisht edhe emrat e 5 skuadrave te tjera, qe, bashke me Celsin, do te kalojne ne turin tjeter. Situata ne tre grupet e mbetura (sepse grupi i Milanit i ka mbyllur hesapet nje jave me pare) eshte e nderlikuar, pasi asgje nuk eshte e percaktuar dhe ne dy prej tyre, te katra skuadrat jane ne valle per dy vende.
Ne Grupin A, legjendaret e Liverpulit luajne gjithcka per gjithcka ne Marseje. Skuadra e Lorik Canes ka te njejten kuote pikesh me te kuqte, por ka fituar ndeshjen direkt, cka mund te percaktoje vertet shume, nese sfida perfundon ne barazim. Por, Marseja e Liverpuli kercenohen seriozisht edhe nga Beshiktashi, qe do te perpiqet te arrije suksesin ne Oporto, ku bardheblute vendas, edhe pse kryesojne grupin, mund te rrezikojne shume ne rast se deshtojne ne kete sfide.
Situata ne Grupin B paraqitet disi me e qete se grupi i mesiperm, kjo sepse Celsi e ka siguruar tashme kualifikimin dhe vendin e pare dhe pret shoqeruesin e tij. Ne valle jane tre skuadra dhe nder te treja, Valencia eshte me e pashpresa. Edhe pse do te luaje ndaj Celsit te kualifikuar tashme, skuadra e Kumanit duhet te luftoje per vendin e trete, sepse me cfare do lloj rezultati qe te perfundoje takimi Shalke-Rosenborg, Valencia nuk mund te dale e dyta. Nderkohe, gjermanet do te luajne gjithcka kunder norvegjezeve, sepse vetem fitorja do te mund t’i kualifikonte.
Real Madrid eshte nje tjeter emer i madh, qe bashke me Liverpulin, mund t’i mungoje kompeticionit me te madh per klube ne rast deshtimi. Perballja ne “Santiago Bernabeu” me Lacion shikon si te favorizuar madrilenet, por deshtimi do t’u kushtonte vertet shtrenjte, sepse do te jete Lacio, e cila kualifikohet ne raundin tjeter. E njejta situate edhe me Olimpiakosin, qe pret ne “Karaiskaqi” Verder Bremen. Olimpiakosi, bashke me Realin eshte ne kuoten e 8 pikeve, ndersa Verderi ka 6 pike. Fitorja jeshile do te kalonte gjermanet me tej, duke ndeshkuar greket.
Grupi D i ka mbyllur hesapet nje jave me pare, kur barazimi mes Milanit dhe Selltikut kualifikoi dy skuadrat ne fjale, qe presin vetem shortin e 1/8 te finaleve. Benfika arriti te marre nje bilete per ne Kupen UEFA, ndersa Shakhtari e mbylli ne menyren me te keqe, pas nje nisjeje vertet te shkelqyer.

Grupi A
Marseje - Liverpul 20:45
Porto – Beshiktash 20:45

Renditja N P
Porto 5 8
Marseje 5 7
Liverpul 5 7
Beshiktash 5 6

Grupi B
Celsi – Valencia 20:45
Shalke – Rosenborg 20:45

Renditja N P
Celsi 5 11
Rosenborg 5 7
Shalke 5 5
Valencia 5 4

Grupi C
Real Madrid – Lacio 20:45
Olimpiakos – Bremen 20:45
Renditja N P
Real Madrid 5 8
Olimpiakos 5 8
Bremen 5 6
Lacio 5 5

Grupi D
Milan – Selltik 1-0
Shakhtar – Benfika 1-2
Renditja N P
Milan 6 13
Selltik 6 9
Benfika 6 7
Shakhtar 6 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›