E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsyeja e alibise

2011 trokiti ne qorrsokak politik pasi kartolines se refuzimit te konsensusit nga mazhoranca per transparencen zgjedhore se bashku me komprometimin e legalitetit te saj. Perdori cdo alibi e sofizem per bllokimin e procesit ndersa fajesonte opoziten qe ne pamundesi fairplay e pa te udhes te luante ne finale karten e vete mazhorances per te djegur blofin e ekspozuar alibine e saj. Ndonese kutite ende te burgosura faji nuk eshte me anonim.


Hipokrizi politike


Me qasjen e nxjerrjes se bishtit te radhes u fol nga shumica ne emer te Kushtetutes e Kushtetueses. Pretenduan deshiren e tyre te sinqerte per transparence por qe mbetej e tille sepse si legaliste parimore respektimi i ligjit e vendimeve gjyqesore ishte prioritar Loje me dy porta teksa e njejta mazhorance injoroi pensionet e ushtarakeve pavaresisht vendimit te Kushtetueses per motive morale toleron vakuumin ligjor rreth familjeve ne banesa te pronareve ndonese jo me nje por me dy vendime te Kushtetueses etj. duke konfirmuar precedentin e dyfytyresise arrogances e karshillekut pa limit ne kurriz te ligjit.


fare faktesh kerkon ajo per hetim pertej konstatimit te OSBE-ODHIR-it se numerimi ne 1/3 e qendrave te votimit ishte i keq apo shume i keq fakt objektiv pavaresisht se nuk ndikoi ne rezultatin perfundimtar perceptim subjektiv pertej kutive te Pandores-Ruzhdije thirrjes publike per ndihme liderit te mazhorances per mbrojtje votash gjate numerimit ne Fier inflacionit te votuesve brishtesise se Kartave te Identitetit jashte sistemit etj. rrethana komprometuese te legjitimitetit e parregullsise zgjedhore


Mjafton nje artikull skarco ne vetem nje koli qe e gjithe mauna zgjedhore te hiqet menjane e inspektohet me imtesi. Mazhoranca nuk pret fakte teksa i djeg sot ato ne formen e fleteve te votimit me uren e zjarrit ne doren e marionetave blu te KQZ-se. Nese sinqeritet per voten le te ruhen fletet e votimit si relike te fundit ne muzeun e kohes per te deshmuar abuzimin zgjedhor ndryshe te paimagjinueshem nga brezat e ardhshem se mund te kete ndodhur dikur.


Mburrje me deshtimet
Ne vitin e gjashte te saj mazhoranca nuk po di te kullandrise ekonomine e sot kemi jo vetem individe qe blejne me liste por gjithe shoqerine ne lista absurde tek huadhenes te huaj privat apo institucional.


Vendi ne liste pertej rrenimit e diferencimit material perjeton mjerim moral me virtytin jashte mode korrupsionin menyre jetese me kapak siper demagogjine politike e demokracine ende iluzion. Te shnderruar ne kloune te perendimit nuk merremi me seriozisht prej tyre ndersa diskreditohemi si te paafte per shtet ligjor ne respekt te jetes e dinjitetit votes e transparences prones e legalitetit ligjit e respektimit te tij.


Zhgenjimi eshte sinonimi i nje mazhorance qe vijon traditen shume demagogji e pak pune marketing joetik e jo vlere retorike e jo argument. Nje mazhorance qe tek deshtimi sheh suksesin teksa permbytja ishte arritje sepse nuk u humben jete packa se u humb jetesa ndersa anashkalon mosveprimet per parandalimin menaxhimin amatoresk e braktisjen e njerezve ne fatin e tyre nderkohe qe per viktima Gerdeci ende renkon.


Vetem nje politike arrogante trumbeton liberalizimin e vizave si sukses megjithese ishte pergjegjesja e vetme e zvarritjes deri kur nuk mund te shtyhej me nderkohe qe e paraqet si liri e mirefillte levizjeje transferimin e regjimit konsullor ne kufi e sportelet e emigracionit.
Vetem nje politike e gllaberimit e ka shpene shenjterine e prones ne handikap ku i zoti i prones ben sehir kapitalistet iniciatore moderne qe gdhihen multimilioner per sherbime ndaj piramides ne kurriz te trashegimise se tij.


Vetem nje politike spekulative pozon Shqiperine ne bum ekonomik nderkohe qe shume prej investimeve permes skemave absurde Shqiperia 1 Euro jane per llogari te treteve e nese pasuri ajo nuk shperndahet si duhet e mjerimi i pjatave bosh rreqeth ne nje realitet me ekstreme klasore.


Vetem nje politike e paemancipuar pershtatet me serine e aferave korruptive elite duke injoruar me arrogance ndjeshmerine publike afera keto te shpeshta deri ne normalitet duke mos perbere me kryelajm ku i implikuari mjaft te fshihet per disa dite derisa te tjera bema nga te tjere te sfumojne vemendjen e interesin publik.


Vetem nje politike e marre peng ofron koncesione absurde ndaj interesave te fqinjeve me trashegimi nacionaliste rreth kufirit legalizimeve te simbolikave pretendimeve etnike nderkohe qe akuzon pareshtur opoziten per antikombetarizem.


Vetem nje politike e papergjegjshme akuzon opoziten per shansin e humbur te kandidatit per ne BE aplikimin te cilin e perdori si kale beteje ne zgjedhjet e shkuara me gjithe premtimin solemn se nuk do te ndodhte ashtu sikurse vetem pabesia politike shpjegon uzurpimin e meritave te shoqerise shqiptare drejt NATO e denigrimin e impenjimit prej burre shteti te opozites ndonese ende ndjehej ere barut ne Gerdec.


Vetem nje mazhorance e dale nga nje proces i dyshimte elektoral e plot skelete ne dollap ia lejon vetes luksin e abuzimit pa doreza nuk ndjen pergjegjesi perpara votuesit e zhben cdo perpjekje per transparence integrale zgjedhore si kercenim direkt per habitatin e saj politik e privilegjet qe pasuan.


Mekati i pare

Ne kete zinxhir deshtimesh pasoje e shkak i mostransparences zgjedhore me doreheqjen iluzion gjeneza ishte mosrespektimi i votes si tulla e pare qe e vene skic rrezikon gjithe murin e demokracise te bjere e zere brenda te gjithe se bashku me individin anonim e indiferent qe kalon perdite perbri tij. Pa liri te votes tejdukshmeri e pakete pergjegjesish ne administrimin e saj gjithcka mbetet demagogji.


Opozita ne emer te interesit publik kerkon te verifikoje themelet perpara se te lartesohet me tej muri i ngrehines qe mazhoranca e prezanton si demokraci fasada e lyer bukur e se ciles nuk mund te perbeje argument.


E kritikuar per efikasitetin e strategjise opozita duhej te perfillte dinamiken e ngjarjeve e rekomandimet e partnereve te Shqiperise respektonte avantazhin e dyshimit ndaj rivalit e vazhdimin e lojes deri ne minutat shtese per te ekspozuar alibine mazhorances nen petkun e parimit.


Hapja e kutive eshte kambana e rrenimit moral-politik te mazhorances. Kete ajo opozita e te gjithe e dine. U desh vec te investohej kohe per te zhbere blofin qe kamuflonte iluzione te rreme prej vitesh. Kohe qe ia vlejti.


Ndryshimi i duhur


Sot nuk eshte me vetem ne te drejten e opozites per te konsakruar shenjterine e votes perballe nje mazhorance konspirative qe frikshem ben biografine e rivaleve te saj e qe nuk ka opsion vecse refuzimit te tejdukshmerise zgjedhore moshapjen e gropes me duart e saj e mosshitjen e armates se bashkepunetoreve ne proces.


Iluzionet menjane opozita duhet te lexoje barometrin publik sepse topi sot eshte tek votuesi i thjeshte qe nese enderron per vete e femijet nuk duhet te ndertoje jetesen nen kurthin e murit te shtrember pseudo-demokratik.


Sot te gjithe druhen te enderrojne e te gjithe intimidohen prej statukuose se korrupsionit. Imperativ nuk eshte thjesht ndryshimi por ndryshimi i duhur. Jo rokade emrash e siglash partiake por mentalitet e predispozicion perendimor ndjeshmeri e pergjegjshmeri publike emancipim politik e perulesi ndaj votuesit. Kauza e votes se lire e iniciuar nga opozita nuk duhet te stepe askend sepse nga ajo nuk humbet askush.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›