E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi ne Vlorevarferia vret serish femije

VLOR - Objektet ngrohese shkaktojne nje tjeter tragjedi kete radhe ne qytetin e Vlores. Dy femije te moshes 3 dhe 4 vjec kane gjetur vdekjen ndersa banesa e tyre eshte perfshire nga flaket mengjesin e se martes per shkak te djegies se kabllove te kaloriferit qe perdornin per ngrohje.


Kristal dhe Prishila Lelaj jane dy viktimat ndersa ne momentin e ngjarjes prinderit ishin ne pune. Keta te fundit punonin ne ndermarrjen e pastrimit te qytetit prej disa kohesh ndersa prej vitesh ishin zhvendosur nga fshati Gorisht i Vlores ne ole. Fqinjet thone se ata ishin te varfer dhe ne shtepine me dy dhoma e kuzhine orendite e para viteve 90 vertetonin edhe gjendjen jo te mire ekonomike te tyre.


Ngjarja


Femijet Kristaq e Prishila ishin dy nga tre femijet e familjes Lelaj. Vajza e madhe ishte tek gjyshja qe per Vit te Ri. Familja Lelaj me prejardhje nga Gorishti i Vlores kishte disa vite qe ishte vendosur ne lagjen 1 Maj ne ole ne nje banese njekateshe. Prinderit punonin te dy ne turnin e nates si punonjes te pastrimit te qytetit te Vlores nderkohe qe femijet rrinin te kycur brenda naten.


Mesohet se babai punonte gjate gjithe nates ndersa nena e femijeve e merrte turnin rreth ores 0500 te mengjesit kohe ne te cilen u largua edhe dje. Ajo ka lene ndezur kaloriferin ne cepin e korridorit ndersa dy femijet kane qene duke fjetur ne nje divan te vjeter ne cepin tjeter.


Rreth ores 0930 ne mengjes mbinxehja ka shkaktuar djegien e kabllove te kaloriferit qe jane djegur. Rrobat e vena mbi kalorifer kane marre flake dhe si rrjedhoje ka nisur edhe djegia e orendive brenda ne banese. Tymi i shkaktuar ka zgjuar moter e vella qe ndodheshin ne shtepi por qe fatkeqesisht nuk kane mundur te dalin nga banesa e kycur nga prinderit e tyre.


Nje punonjes i nje zdrukthtarie qe ndodhej prane shtepise ka qene edhe personi i pare qe ka pare flaket.


Me pas ai deshmoi se kishte kerkuar ndihme edhe nga kolegu i tij per te shperthyer deren dhe pasi ishin futur brenda kishin gjetur dy femijet te rrezuar nga divani i shtepise dhe me koke nga dera kryesore ne tentative per te dale. Sipas tij ne kohen qe ishte futur ne shtepi vajza ishte e vdekur dhe zjarri i kishte prekur edhe kembet ndersa djali ishte ne grahmat e fundit.


E nxora jashte dhe femija filloi te nxirrte shkume nga goja e aty mbaroi rrefen ai teksa vijon se femijet e kesaj familjeje rrinin te mbyllur brenda me celes per shkak te punes qe benin prinderit. Vete zdrukthtari kishte kerkuar ne banese edhe vajzen e madhe dhe vetem me mberritjen e babait eshte marre vesh se ajo ndodhej te gjyshja. Kryefamiljari ka mberritur pas perfundimit te turnit te punes ndersa bashkeshortja e tij kishte rreth 5 ore qe ishte larguar per te marre punen.


Hetimet


Dyshohet se shkak per ngjarjen ka qene kabulli i kaloriferit. Mesohet se pervec rrjetit te amortizuar nje faktor ishte edhe djegia e meparshme e spines e cila ishte rregulluar pjeserisht. Gjithashtu rrobat mbi kalorifer kane ndihmuar ne perhapjen e zjarrit te rene.


Policia me tu njoftuar nga banoret te zones se bashku me zjarrfikesen si dhe me ambulancen e spitalit te qytetit kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku jane perpjekur qe te shuajne flaket si dhe te shpetojne ckishte mbetur nga shtepia nderkohe qe te dy femijet kane qene ne veranden e shtepise te dy ne nje divan dhe te mbuluar nga nje banor i zones me batanije. Kane qene fqinjet ata qe kane cuar trupat ne spital ndersa babai ne gjendje te rende mendore nuk ka mundur te beje nje gje te tille.


Ky i fundit eshte marre ne pyetje rreth dy ore nga blute per te dhene detaje te metejshme per ngjarjen teksa deri me tani gjithcka eshte cilesuar si aksidentale.


Varferia


Ne familjen Lelaj varferia mbizoteron. Te ardhur prej vitesh nga fshati Gorisht ata jane perpjekur qe te krijojne nje jete normale. Per kete ata u zhvendosen edhe ne qytetin e Vlores ne ole pasi pas viteve 90 fshati i tyre u cilesua me probleme nga qeveria dhe per shume banore te ketij fshati u ndertuan disa pallate.


Familja Lelaj ishte prej atyre qe nuk perfituan nga shteti e si rrjedhoje u detyruan qe te merrnin vete nje banese. Mesohet se kryefamiljari ka qene me pare punonjes i naftes dhe me vendosjen ne Vlore ka filluar edhe pune ne ndermarrjen e pastrimit te qytetit. Te njejten pune bente edhe bashkeshortja e tij. Ndersa burri punonte ne turnin e trete gruaja e merrte punen ne oren 0500 te mengjesit.


Nje gje e tille bente qe gjate kesaj kohe femijet te qendronin vetem e si pasoje te kycur nga frika se mund tu ndodhte dicka nga jashte pasi ishin te vegjel. Orendite qe mbushnin banesen ishin shume te vjetra cka tregonte edhe varferine e kesaj familjeje ne gjendje mbijetese.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›