Arsyeja është e qartë: Goditja politike e qeverisë ndaj gazetës TemA
Nga Armand Shkullaku
Është një vendim arbitrar i qeverisë, i cili dëshmon atë për të cilën kishim dyshuar se kërkon të godasë politikisht gazetën “TemA” për shkak të aktivitetit të saj.
Nuk ka asnjë nevojë dhe asnjë nxitim që të ndërmerret një veprim i tillë, në një kohë që gjykata ka vendosur pezullimin e vendimit për t’u larguar nga ambientet. Arsyeja e qartë dhe e vetme është goditja politike e qeverisë ndaj gazetës “TemA”.