E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do apelojmë për reagime nga institucionet ndërkombëtare

Nga Aleksandër Çipa

Edhe në emër të Unionit të Gazetarëve shpreh shqetësim për situatën mes raporteve të qeverisë dhe gazetës “TemA”. Mendoj se ky është imazhi më i keq i marrëdhënies mes një institucioni mediatik dhe një qeverie që pretendon se reflekton lirinë dhe demokracinë e vendit. Ky imazh e kthen Shqipërinë në listën e vendeve që ka probleme me mediat, prandaj duke menduar se kjo shkakton një kosto për imazhin e qeverisë, apelojmë që kryeministri të rikthejë qetësinë e vetvetes me “TemA”-n. Mediat shqiptare janë një pushtet brenda hierarkisë së pushteteve dhe si të tilla janë në luftë për integritetin e vetvetes. Prandaj solidariteti i Unionit të Gazetarëve nuk mungon dhe është në mbështetje të gazetës “TemA” dhe botuesit të saj.

Nëse nuk triumfon gjakftohtësia dhe qetësia qeveritare, Unioni i Gazetarëve do të apelojë për reagime nga institucionet dhe shoqatat e medieve komunitare dhe ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›