E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia i tregon "vendin" Partizanit

Partizani eshte mposhtur ne "Qemal Stafa" duke arkivuar keshtu humbjen e pare te sezonit, por me shume sesa tre piket, te kuqte do te vuajne mungesen e Elis Bakajt, i cili demtua rende pas nje nderhyrjeje brutale nga ana e mbrojtesve miq. Serine e golave e hapi i zakonshmi Vioresin Sinani ne minuten e 23-te, por goditja e vertete erdhi nga ish-i Paulin Dhembi ne minuten e 52-te. Ky gol i "dogji" dhe tifozerise qe nuk i kurseu koret kunder Dhembit, i cili festoi si pa te keq golin e shenuar. Por inatin e vertete te kuqte e kishin me gjyqtarin Pashaj, i cili i la dore te lire lojes se ashper te shkodraneve, te cilet demtuan njeri pas tjetrit Bakajn dhe Karapicin, cka solli dhe reagimin e ashper te trajnereve Lika dhe Gezdari, qe u nxorren jashte nga stoli nga forcat e rendit pas shenjes se bere nga kryesori Pashaj. Goli i Artan Karapicit vetem sa dha nje iluzion shprese per ekipin e Hasan Likes, por ne te vertete, skuadra e kuqe e zbritur dje ne tapetin e blerte, ishte vertet ne ddite te hallit. Ne dy ndeshjet e tjera, tensioni mbizoteroi, sidomos ne Vlore, ku u dhane tre kartone te kuq. Elbasani iu fal golit "in-extremis" te shenuar nga Merxha dhe mori nje fitore me vlera. Me kartone te kuq u ndeshkuan Alvizh dhe Bega per vlonjatet si dhe Bejzade per elbasanlinjte. Edhe Apolonia iu gezua nje fitoreje legjitime ku heroi i takimit ishte Asllani, i cili me dy golat e tij e ngjiti skuadren fierake ne grupin e kryesuesve me kater pike. Tabelen e klasifikimit e kryesojne Dinamo, Elbasani, Apolonia, Vllaznia e Tirana me nga kater pike.

Renditja

Dinamo 4

Elbasani 4

Apolonia 4

Vllaznia 4

Tirana 4

Shkumbini 3

Partizani 3

Flamurtari 3

Besa 3

Teuta 1

Lushnja 0

Bylis 0

Ndeshjet e djeshme

PARTIZANI-VLLAZNIA 1-2

Shenues: Karapici 61'/ Sinani 23', Dhembi 52'

APOLONIA-LUSHNJA 0-2

Shenues: Asllani 13', 67'

FLAMURTARI-ELBASANI 0-1

Shenues: Merxha 90+2'


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›