E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI kusht Rames per bashkepunim

Levizja Socialiste per Integrim i ve kushte te reja kreut socialist, Edi Rama per bashkepunim per reformen zgjedhore. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili tha dje prere se, nese PS kerkon dialog per zgjedhjet atehere duhet te heqe dore nga idete per krijimin e koalicioneve te perbera. Ne te kundert sipas tij, bashkepunim mes PS dhe LSI nuk do te kete. Vasili nuk harroi te akuzoje Ramen per bashkepunim me kryeministrin Sali Berisha.

Kushtet

LSI do te bashkepunoje me PS-ne per zgjedhjet, nese kjo e fundit terhiqet nga ideja per krijimin e koalicioneve te perbera. Vasili i beri apel dje selise roze, qe te terhiqet nga koalicione e perbera, duke e quajtur si mundesine e fundit per bashkepunim mes partive te majta politike. "LSI synon te ndihmoje lidershipin e PS-se, qe te mos e coje me tutje lojen e Berishes me reformen zgjedhore, gjithnje ne favor te tij. Ndaj LSI eshte e bindur se zgjidhja nuk vjen nga te ashtuquajtura koalicione te perbera por vetem nga korrigjimi kombetar i votave, mbi nje prag te caktuar elektoral", theksoi Vasili. Me pak fjale, edhe pse ne distance, LSI e kryesuar nga Ilir Meta propozon nje formule te re per menyren e hyrjes ne zgjedhje, ku partite te marrin votat dhe perfshirja e tyre ne parlament te varet nga kalimi apo jo i pragut elektoral. Vasili e quajti idene e PS-se per koalicionet e perbera si nje lajthitje politike. "PS duhet t'i ndaje ceshtjet mes kapjes se saj nga Berisha dhe lajthitjes politike. Por ne te dy rastet mendoj se PS do te ndihej keq", vijoi Vasili.

Perplasjet

Ftesa me e fundit e selise roze per te gjitha partite e majta politike, per bashkimin ne koalicione te perbera per zgjedhje, e percau edhe me shume ate me LSI-ne. Kreu i kesaj partie, Ilir Meta, jo vetem qe nuk pranoi bashkepunim por akuzoi se forma te tilla nuk jane gje tjeter vecse pazare me voten e qytetareve. Serish dje, Vasili akuzoi Ramen si fajtorin e vetem te shkaterrimit te koalicionit opozitar. "Nese PS kerkon bashkimin e opozites, ate duhet ta nise nga rishikimi i Kushtetutes dhe te prishjes flagrante nga ana e saj te marreveshjes se bashkepunimit per Reformen Zgjedhore me partite e opozites", kritikoi Vasili, duke kerkuar nderprerjen e bashkepunimit mes Rames dhe Berishes. Sipas tij, thirrjet hipokrite te Rames per bashkim se te majtes, jane alibi per te mbuluar deshtimin e reformes zgjedhore dhe faktit qe modeli spanjoll u zgjodh nen dirigjimin e Berishes. "Kreu i PS-se Rama prej me shume se nje viti ka punuar per te shkaterruar partite e tjera te opozites", akuzoi Vasili.

Reagimi i PS-se

"Ilir Meta te dale nga politika e vjeter e mllefit"

Nuk vonoi reagimi i selise roze ndaj kritikave e kushteve qe LSI vuri per bashkepunimin ne reformen zgjedhore. Ndryshe nga tonet e buta dhe ftesa qe Fatmir Xhafa beri dje ndaj LSI dhe partive te majta per reformen, Edlira Haxhiymeri, sekretare per shoqerine civile ne PS, akuzoi se eshte Meta ai qe po mban ne kembe Berishen. "Ne i bejme thirrje te ngrihet mbi interesin e vogel personal, e te dale nga bataku i politikes se vjeter te mllefit, per te miren e vendit dhe te njerezve", u shpreh Haxhiymeri. Sipas saj, eshte gjynah qe Ilir Meta eshte kunder Kryeministrit Sali Berisha me fjale, ndersa kunder PS-se me veprime. Sipas saj, duke vepruar ne kete menyre, kunder bashkimit dhe interesave te qytetareve te Shqiperise, qe duhet te shpetojne nga kthetrat e kesaj qeverie te korruptuar, genjeshtare e te paafte, Iliri eshte ai qe po behet paterica e Sali Berishes. Replikat e djeshme ne distance mes perfaqsueseve te partive politike, lene pak vend per te besuar ne nje bashkepunim te mundshem mes PS dhe LSI per zgjedhjet parlamentare. Pak dite me pare, Ilir Meta ishte ai qe refuzoi ne menyre publike ftesen e PS-se per krijimin e koalicioneve te perbera ne zgjedhjet parlamentare, duke i cilesuar ato si pazare me voten e qytetareve dhe jo zgjedhje te ndershme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›