Art mbi objektet e vjetruara

Nikita Nomerz është artisti që po i jep një buzëqeshje rrugëve të Rusisë. Fytyrat që vizaton ai janë pjesë e ekspozitës me titull ‘Muret e gjallë’.
Nomerz ka udhëtuar në shumë qytete ruse për të vizatuar fytyra të ndryshme në muret e objekteve të vjetra dhe të braktisura.
Vende të harruara në qytete si Perm, Nizhniy Novgorod dhe Irkutsk janë ndriçuar nga fytyrat e artistit të palodhur.
Ai shkruan në blogun e tij se nuk shpenzon shumë kohë në punë, madje ka raste që mbaron veprën brenda një ore. Koha e shpenzuar varet nga përmasat e objektit dhe të idesë së tij.