E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cambiasso mbetet në Inter

Mesfushori Esteban Cambiasso ka refuzuar mundësinë e largimit të tij nga Inter në fund të këtij sezoni.

Nerazzurrët pritet të bëjnë ndryshime në skuadër gjatë verës pas problemeve të sivjetme. Cambiasso është njëri prej emrave që është spekuluar me largim. Por, ai insiston se do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.

“Do të mbetem në Inter sezonin e ardhshëm. Nuk kam ndërmend të largohem. Jam i lumtur këtu”, deklaroi Cambiasso për Sky Sport Italia. 31 vjeçari iu bashkua Interit më 2004 nga Real Madridi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›