Art me automjete të deformuara
NEW YORK - Muzeu Guggenheim në Nju Jork është kthyer në një lloj depoje mbeturinash, ndërkohë që ekspozon skulpturat e krijuara me pjesë automjetesh të artistit amerikan John Chamberlain, i ndarë nga jeta pak muaj më parë.
Ky artist ishte i njohur si një rebel i cili shndërronte automjetet në objekte që transportojnë imagjinatën.
Brenda muzeut ka dhjetwra vepra të tjera abstrakte të skulptorit John Chamberlain. Ai vdiq në muajin dhjetor në moshën 84 vjeçare.
Përgjegjësja Susan Davidson shpjegon se artisti i bashkonte materialet për të krijuar kolazhe tridimensionale.
“Ai është në gjendje të zgjedhë pozicionet e ngjyrave, përshtatjen e formave që ai përdor, tingullin e metalit kur ai bashkon pjesët.”
Ajo thotë se Chamberlain përdorte materiale të zakonshme në një mënyrë të jashtëzakonshme. Ai i krijoi këto objekte, që duken si kolltukë sfungjeri, me shkumë poliuretani.
(er.nu/voa/BalkanWeb)