Pukë, gjendet i pajetë në mal bariu 65-vjeçar
PUKE - Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në malet e Bugjonit në Pukë. Viktima është gjetur pasditen e së shtunës, ndërsa mësohet se familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij një ditë më parë.
Sipas familjarëve, 65-vjeçari Ndue Marku kishte dalë për të kullotur bagëtinë, por nuk është kthyer më në banesë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se bariu ka rrëshqitur në akull dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burime të policisë së Pukës bëjnë të ditur se në zonën ku është gjetur 65-vjeçari ka ende borë që arrin deri në 90 cm trashësi dhe prezence të madhe të akullit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)