Bajerni, “tërmet” 7 ballësh, Augsburgu ndal Borusian
MYNIH - Bajerni i zakonshëm me dy fytyra: i shëmtuar në transfertë dhe shkatërrues në shtëpi. Pas disfatave me Leverkusen dhe Bazelin në Champions, bavarezët sot kanë fituar 7-1 ndaj Hofenhaimit, duke e kthyer ndeshjen në një stërvitje.
Mario Gomez ishte autori i një triplete, ndërsa Roben shënoi dy herë dhe Riberi e Kros nga një gol. Miqtë janë mjaftuar me një autogol të Luis Gustavos, duke u shpërfytyruar në fushën e lojës. Kjo fitore ishte një sinjal i mirë për trajnerin Jup Hejnkes në prag të sfidës së kthimit me Bazelin në Champions League.
Ndërkohë, Volfsburgu mundi 3-2 Leverkusenin, ndërsa Borusia e Dortmundit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Augsburgut, duke mbetur 5 pikë përpara Bajernit në renditje. Këlni fitoi 1-0 me Hertën e Berlinit, ndërkohë që takimi mes Borusia Mynshengladbah dhe Fraiburg, përfundoi në barazim pa gola. Në ndeshjen tjetër, Mainzi fitoi 2-1 ndaj Nurembergut.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)