Skënderbeu fiton në Peqin, Kastrioti ndal Flamurtarin
TIRANE - Flamurtari ka marrë një tjetër barazim në Superligë, duke e bërë thuajse të pamundur fitimin e titullit këtë sezon. Në Krujë, vlonjatët nuk kanë shkuar më shumë se një rezultat 1-1 edhe pse kanë kryesuar për pjesën më të madhe të kohës.
Një kundërsulm nga e majta, në minutën e 24-t, ka sjellë golin e avantazhit për vlonjatët, Selimi e ka gjetur të papërgatitur portierin vendas Hoxha dhe topi i kthyer prej tij është shndërruar në gol nga Pejiç. Por ky gol ka qenë i pamjaftueshëm, pasi vendasit kanë sulmuar vazhdimisht dhe në fund kanë barazuar me anë të Inkangos.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Skënderbeu fitoi bindshëm 4-2 ndaj Shkumbinit në Peqin, në një takim ku vendasit nuk u impenjuan edhe aq shumë për të ndalur korçarët. Skënderbeu shënoi me Plakun dhe Daniel Xhafën nga dy herë, ndërsa për peqinasit shkurtoi diferencën në të dy rastet Roland Dervishi.
Korçarët kanë marrë përkohësisht vendin e parë, pasi Teuta u mund 0-1 në Durrës nga Vllaznia, që shënoi me anë të Dritan Smajlit pak minuta para fundit.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)