E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e mjekëve sipas vjetërsisë së punës dhe gradave shkencore

Shtesat mbi pagë për të gjitha kategoritë e mjekëve dhe infermierëve. Bluzat e bardha që kanë pagë më të lartë sipas pozicioneve

Emanuela Sako

Mjekët janë një prej kategorive që kanë përfituar nga rritja e përgjithshme e të gjitha pagave në vend. Rritja e pagës së mjekëve ka disa kritere bazë, të cilat merren parasysh nga specialistët që hartojnë rritjen. Këtu mund të përmendet vjetërsia e punës apo titujt dhe gradat shkencore. Mjekët që përfitojnë më shumë lekë janë ata me grada shkencore dhe shefat e shërbimeve, të cilët vlerësohen për punën e kryer ndaj pacientëve dhe punën shkencore dhe kërkimore që kryejnë. Të gjitha kategoritë e bluzave të bardha kanë një përftim në përqindje mbi pagën bazë. Muajt e fundit qeveria vendosi një rritje mbi pagën e mjekëve, infermierëve, sanitareve dhe pjesën e personelit mbështetës. Qeveria vendosi që rritja e pagave për të gjitha kategoritë e punonjësve do të bëhej pas 1 korrikut, përfshirë dhe mjekët. Rritja mesatare e pagave për punonjësit e shëndetësisë është 15 për qind.
Rritja
Për kategoritë kryesore, punonjësit me arsim të lartë dhe personeli infermieror përfitojnë një rritje pagash në masën 15 për qind, ndërsa për nëpunësit civilë, punonjësit e aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e pagës do të jetë në masën 5 për qind. Po kështu, qeveria miratoi aplikimin e shtesës për kualifikimin shkencor për punonjësit e sektorit shëndetësor, në të njëjtën mënyrë me nëpunësit e tjerë të administratës publike. Ndërkohë, me vendimin e rritjes së pagave të personelit infermieror është miratuar dhe rritja e shtesës së pagës së punonjësve të infermieristikës për punën në turnin e dytë. Kjo shtesë nga 50 lekë në ditë, është ndryshuar në 120 lekë në ditë. Rritja e pagës përfshin të gjithë sistemin shëndetësor në vend.
Efektet
Duke filluar nga 1 korriku 2008, të gjithë punonjësit e shëndetësisë kanë përfituar rritje mesatare pagash në masën 15 për qind. Ndërsa rritjet e pagave në vitet e mëparshme kanë qenë: për vitin 2005 në masën 11 për qind, për vitin 2006 në masën 20 për qind dhe në vitin 2007 ka qenë një rritje prej 20 përqindësh. Efekti financiar që rrjedh nga zbatimi i vlerave të reja të pagave do të përballohet nga fondet e politikave të parashikuara në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave për vitin 2008. Prioritetet e përdorimit të buxhetit shtetëror për vitin 2008 vijojnë të jenë shërbimet në kujdesin dytësor, në kujdesin parësor, në shëndetin publik dhe në planifikimin e administrimin e sistemit shëndetësor.

box
Paga e mjekëve në QSUT

Mjek kirurg
Baza Shtesë financiare Kushte pune Vjetërsi Total
11000 26500 1100 5280 43780

Shefi i Kirurgjisë
Baza Shtesë financiare Kushte pune Vjetërsi Total
11000 38500 - 5500 55000

Mjek i zakonshëm
Baza Shtesë financiare Kushte pune Vjetërsi Total
11000 26500 - 5280 42780

Kryeinfermiere në kirurgji
Baza Shtesë financiare Kushte pune Vjetërsi Total
10000 23500 1100 5000 39600

Kryeinfermiere me arsim të lartë
Baza Shtesë financiare Kushte pune Vjetërsi Total
10000 20500 1100 5000 36600

Kryeinfermiere me arsim të mesëm
Baza Shtesë financiare Kushte pune Vjetërsi Total
7600 20500 1100 3800 33000

Grada Shkencore (me pagë fikse)
Profesor i asociuar
89250 lekë

Punonjës kërkimesh
77000 lekë

Profesor
103500 lekë

box
Struktura e pagave për punonjësit me arsim të lartë në QSUT, në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik Nr.1, Nr.2, në Tiranë, në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”, në Klinikën Stomatologjike Universitare, në Spitalin Ushtarak:

Paga mujore
Paga individuale Shtesa e pozicionit
Paga e Shtesa Shtesa Shtesa Kushte
grupit vjetërsi kualifikim pozicion pune

Drejtor 11000 2 % 0 86500 -
QSUT
Spitali
Gjinekologjik
“M. Geraldinë”
Spitali
Gjinekologjik
“K. Glozheni”
Spitali i
Mushkërive

Dr.klinika 11000 2 % 0 58300 -
Stomatologjike
Universitare
Zëvendës- 11000 2 % 0 49500 -
drejtor
Shef Shërbimi, 11000 2 % 0 41000 -
Shef sektori
Biomedikal

Shef reparti 11000 2 % 0 38500 -
Klinike(kirur-
gji, urgjence)
Shef i Q.
së Gruas

Shef reparti 11000 2 % 0 38500 1100
Klinike Reanim.

Shef reparti 11000 2 % 0 38500 5000
Klinike Psiki.

Shef i Lab. 11000 2 % 0 38500 2200
Klinik-Biok.
Shef reparti
Kimioterapi
Shef Lab.,
Shef i Q.
së Diagnozës
Molekulare

Shef reparti 11000 2 % 0 38500 4 600
Rrezatimi,
Shef rep.
Kyrisë

Shef kabin. 11000 2 % 0 36000
Shef i Q. së
Protezimit
Ing. Biomedikal

Shef sek., 11000 2 % 0 30000
Shef Farmacie
në solucionet
injektuese,
Biokimist në
Solucionet
Injektuese,
Ing. i sist.
të ngrohjes
Ing. Hemodial.

Mjek, 11000 2 % 0 26500 -
Stomatolog,
Biolog, Kimist,
Fizikan në
preparatori,
Mikrobiolog
Parazitolog,
Virolog, Mykolog
Përgj. Qendre DDD,
Specialist Fizkulture,
(Fizioterapi, Neurologji)
Kryellogaritar
Revizor

Nivelet e pagave për disa nga kategoritë kryesore paraqiten si më poshtë:

deri më 1 Korrik pas 1 Korrikut 2008
Mjekë në QSUT 37393 43000
Mjekë në institucione të tjera 32409 37000
Infermierë në QSUT 25270 29000
Infermierë në institucione të tjera 20800 27000

box
Rritja
punonjësit me arsim të lartë 15 për qind
personeli infermieror 15 për qind
nëpunësit civilë 5 për qind
punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë 5 për qind

25 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›