PD rikthen ne Kuvend ligjet me 84 vota
Anetaret marrin ne dorezim axhenden qe do te diskutohet ne Konferencen e Kryetareve. Njoftohen te qendrojne ne Tirane
Topalli njofton per Konferencen e Kryetareve te grupeve parlamentare qe do percaktojne axhenden e ligjeve
TIRAN- Ne fillim te javes pritet qe te mblidhet Konferenca e Kryetareve te grupeve parlamentare te Kuvendit per te caktuar kalendarin e punimeve qe me pas do te miratohet nga sance plenare e dates 17 dhjetor.
Anetaret jane njoftuar qe te qendrojne ne Tirane nderkohe qe u eshte shperndare edhe axhenda e plote. Pasi deshtuan te gjitha negociatat per zgjidhjen e krizes mazhoranca po tenton qe te ktheje parlamentin ne normalitet duke hedhur ne miratim nje sere ligjesh qe kerkojne edhe konsensusin e opozites.
Burime nga konferenca e kryetareve pohuan se jane perfshire te gjitha projektligjet qe mazhoranca nuk arriti qe te miratoje sesionin e kaluar edhe pse nuk e ka konsensusin e opozites per te arritur kuorumin prej 84 votash.
Ende nuk dihet nese mazhoranca ka perfshire ne kalendar edhe ligjin per SHISH-in. Ne baze te Rregullores se Kuvendit Konferenca e Kryetareve diskuton dhe vendos per programin e punes kalendarin e punimeve te Kuvendit dhe te komisioneve te tij si dhe per ceshtje te zhvillimit te punimeve te Kuvendit ne seance plenare. Ne Konferencen e Kryetareve shqyrtohet programi i punes dhe kalendari i punimeve te Kuvendit mbi bazen e propozimit te Kryetarit te Kuvendit.
Si rregull programi i punes dhe kalendari i punimeve miratohen me mirekuptim nga Konferenca e Kryetareve dhe kur kjo nuk realizohet Kryetari ia paraqet ato Kuvendit ne seance plenare ne perputhje me nenet 26 dhe 27 te kesaj Rregulloreje. Ne te merr pjese Kryetari i Kuvendit e kryetaret e grupeve parlamentare dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit.
Konferenca thirret nga Kryetari i Kuvendit ose me kerkesen e Keshillit te Ministrave apo te nje kryetari grupi parlamentar. Ne Konference merr pjese edhe anetari i Keshillit te Ministrave i ngarkuar te mbaje lidhjet me Kuvendin. Zevendeskryetaret e Kuvendit dhe kryetaret e komisioneve te perhershme te Kuvendit mund te ftohen per te marre pjese ne Konferencen e Kryetareve