E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Berisha e mbushi kupen do forcojme aksioni opozitar

TIRAN - Partia Socialiste konsideroi dje se kryeministri Berisha e ka mbushur kupen dhe ka ardhur koha per largimin e tij.


Sekretari i grupit parlamentar Socialist Taulant Balla deklaroi se kompromisit te fundit te bere nga opozita shqiptare per zgjidhjen e krizes permes nje hetimi parlamentar identik me ate te kerkuar nga Parlamenti Europian ne Rezoluten e dates 8 korrik 2010 Sali Berisha iu pergjigj me te vetmen menyre qe ai njeh genjeshtren dhe trillimin.


Ne fillim tha se fletet e votimit nuk do ti digjte por fletet e votimit u dogjen. Tha se ishte i gatshem te votonte komisionin hetimor me shumice te opozites por komisioni nuk u ngrit kurre. Tha se listat zgjedhore do ti viheshin ne dispozicion hetimit parlamentar e nderkohe po tenton ti burgose listat per 25 vjet duke i klasifikuar si dokument sekret.


Tashme Sali Berisha e mbushi kupen- deklaroi Balla. Ai tha se Partia Socialiste do te beje gjithcka per te larguar kete pushtet te vjedhur duke forcuar aksionin e saj opozitar per te mos lejuar qe nje pushtet qe vete provoi se eshte nje pushtet i vjedhur te mos vazhdoje te vjedhe shqiptaret njesoj sic po ben sot duke u shnderruar ne modelin e korrupsionit dhe abuzimit.


Nga ana tjeter deputeti socialisti pershendeti ne emer te partise se tij deklaraten e djeshme te Zv/Ndihmes Sekretarit amerikan te Shtetit per Evropen Tomas Kantrimen ketij perfaqesuesi te aleatit strategjik te Shqiperise lidhur me krizen politike ne vendin tone dhe nevojen urgjente per gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme nga te gjitha palet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›