Arta Dade të hapë kutitë që i dërgon Hakmarrjes për Drejtësi
“Kur hetohet një krim, me provat nuk mund të ketë kompromis”. Për të thënë të vërtetën është një arsyetim i logjikshëm.është i kuptueshëm nga të gjithë faktorët në një proces. Për fat të keq është e palogjikshme për politikën shqiptare që përcillet për shtyp nga njëfarë Arta Dade-Dabulla, një Nënë-heroinë që kur flet për “kutitë e votimit” harron me dashje “kutitë e hapura” të djalit të saj Alban Dabulla që i dërgon krye-terroristit të “Hakmarrjes për Drejtësi”. E vërteta është e hidhur nganjëherë, por është e vërtetë. Nuk ke çfarë i bën. Nuk ndryshon dot nga habitati primar, nga njohja e fëmijërisë, nga puthja e parë, edhe pse ajo mund të jetë e vetë djallit. Nuk është anormale që në politikën shqiptare të mos ketë një moral të ndarë nga ajo që thua me atë që bën realisht. Sepse interferenca personale dhe ajo politike kanë rëndësi dhe përgjegjësi për opinionin publik. Sepse këtë bën Arta Dade-Dabulla kur i lejon birit të saj të dërgojë pa t’u keq kuti apo koli terroristëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare. Veçse ky është kompleksi i Ponc Pilati që ngërthen dhe që lanë duart nga krimet personale duke paragjykuar njëherë dialogun, me hajdutët e tipit Barnaba dhe më pas të kërkosh drejtësi me prova kutish.Në fakt kryeministri Berisha e ka pranuar në “heshtje” rezolutën e KiE dhe zgjidhjen e ngërçit artificial politik në tryezën e presidentit Topi; mirëpo për balancim korrekt, ArtaDade-Dabulla duhet të pranojë lidhjet që familja e saj gjenetike dhe politike ka me organizatat kriminale në vend dhe jashtë Shqipërisë, qoftë kjo në nivel miqësie personale. Në fillim transparenca duhet të fillojë nga vetja, nga anët e errëta që fëmijët tanë kanë dhe kanë pasur me elementë që pastaj janë shfaqur terroristë, kontrabandistë, trafikantë, vrasës, grabitës etj. Kërko transparencë, por bëj njëherë vetë transparencë në shtëpinë gjenetike dhe politike.***Të hyjmë më në hollësi të hartimit të Edi Ramës, të cilin propaganda e tij transversalemedia-rrugë-politikë e sqaron si më poshtë: “Partia Socialiste është e vendosur që kjo krizë të zgjidhet vetëm përmes negociatash në prani të presidentit të Republikës që do të rezultojnë në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me objekt hetimor të pakufizuar”. Deri këtu mirë, po kush na e sqaron këtë “të pakufizuar”?. çdo gjë e ka një kufi, madje edhe një kuti. Të dy partitë e mëdha, paditësi PS dhe mbrojtja e PS shkojnë tek Gjykatësi Topi, që është edhe njëherësh kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra garant i kartës së Kushtetutës për të zgjidhur mosmarrëveshjen që ka lindur artificialisht. Nuk e paragjykojmë kur themi se kemi të bëjmë me një “krizë artificiale” për më shumë të inskenuar nga egoizmi personal i sutakut të Edi Ramës për të legjitimuar fronin personal në Mbretërinë e Pabashkuar të PS. Arbitri është njohur pothuajse nga të gjithë faktorët politikë (sepse ka një pjesë të PS që i shmanget pyetjes nëse e njohin Presidentin Topi, nejse kjo është çështje tjetër) si garant i Kushtetutës dhe si ndërmjetës të bisedimeve. Problemi që haset është se deri ku mund të shtyhet aventura e një komisioni hetimor parlamentar, si është i rregulluar konform kushtetutës së vendit dhe ligjeve të ndryshme. Hasja e problemit, dhe vetiu ngërçi i dialogut mund të vijë në thyerjen e vendimeve të gjykatave, pra të kolegjit zgjedhor, pra të rikthimit të procesit ditën e 28 qershorit. Fjala e qëllimtë e Edi Ramës për të bërë “autopsi” është një figurë metaforike për të thënë se trupi elektoral është i vdekur, i përdhosur. Sepse zakonisht autopsia i bëhet një të vdekuri. Mirëpo ndryshe nga ç’mendon Edvini, zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk janë vrarë, as të turpëruara, as të manipuluar. Këtë s’e themi ne si gazetë 55, por edhe vëzhguesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë të ODIHR-OSBE në raportin e tyre për zgjedhjet në Shqipëri. Nuk do të lodhemi kurrë së thëni të vërtetën sepse është kaq e pastër sa Egoarku që i pëlqen vetja nuk mund ta besojë, dhe kërkon pastaj ta bëjë pis....