Komenti/Forcimi i Izraelit si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të Iranit
Lufta e Dytë Botërore nuk i dha fund konflikteve gjakatare gjatë të cilave janë verifikuar episode të rënda gjenocidi. Veç të kujtojmë Angolën, të kujtojmë masakrat e miliona njerëzve në Kamboxhia nga ana e Khmerëve të Kuq, të kujtojmë luftërat tribale të Ruandës, luftërat e përgjakshme në shpërndarjen e ish-Jugosllavisë apo gjenocidin ndaj kristianëve në Sudanin jugor. Dhe natyrisht nuk mund të harrojmë krimet e bëra nga regjimet staliniste kundër popujve të ish-perandorisë Sovjetike. Por, në një rast OKB-jaka vendosur që një ditë të përkujtojë holokaustin e hebrenjve në Europë, si etalon i të gjitha gjenocideve. Mirëpo çfarë i diferencojnë ekzekutimet hitleriane të hebrenjve nga tragjedi të tjera të historisë njerëzore të ndodhura në shekullin XX? Diferenca nuk është në numrin e madh të viktimave, as në egërsinë në të cilën ku gjenocid u bë, por edhe në mospasjen e motiveve për të bërë një masakër të tillë. Nazistët nuk i vranë hebrenjtë sepse kërkonin të merrnin territorin e tyre (sepse hebrenjtë nuk kishin asnjë territor), as se ishin të një besimi tjetër (nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre ishin pothuajse ateistë, armiq të çdo besimi fetar). Nuk i vranë as për të marrë pasuritë e tyre (pjesa më e madhe e hebrenjve ishte e varfër dhe kush kishte ndonjë gjë do ta kishte dhënë për të shpëtuarjetën), as për motive ideologjike në të cilën besonin hebrenjtë, sepse nuk kishin asnjë ideologji karakteristike të tyre. Nazistët as nuk donin t’i transformonin hebrenjtë, që përpara saj asnjë nuk ishte kataloguar si “racë” e ndryshme, në skllavëri. I konsideronin “mikrobe” dhe për këtë i shkatërruan me gjithë atë dhunë dhe aq përpikëri. Zhdukja e hebrenjve, nuk u bë vetëm në Gjermani, por në të gjitha vendet nën okupimin nazist, nganjëherë me ndihmën - ose të paktën - me heshtjen e popujve të pushtuar, që po përjetonin edhe ata një kohë të keqe në mbi sundimin gjerman. Holokausti u ndez nga një mekanizëm absurd dhe me fantazi perverse që u atribuonte hebrenjve faje të trilluara, nga një ndrydhje mendore që lindi një urrejtje të paparë, shkatërruese dhe të pashpjegueshme. Një urrejtje që më shumë mundësi nuk u shua me shuarjen e nazizmit, dhe pas 65 vjetësh të lirimit të burgosurve të kampit të Auschvitz, duket disa sinjale të frikshme. Duhet pra të qëndrojnë të vëmendshëm derisa kjo urrejtje, që konsekuencat e së cilës mund të jenë shkatërrimtare, të mos përsëriten as për hebrenjtë, as për popujt e tjerë.Liderët izraelitë, me pjesëmarrjen e tyre në celebrimet zyrtare që mbahen çdo vit në kancelaritë kryesore të BE, gjatë ditës së memories, jo vetëm kanë pranuar të ri-forcojnë mbrojtjet natyrale kundër fenomeneve antisemitiste që gjallojnë akoma në botë, por edhe të marrin një mbështetje politike kundër armatimit nuklear të Iranit, që periodikisht lëshon kërcënime kundër Izraelit, për një shfarosje të tij.Irani nuk është Gjermania hitleriane. Regjimi i tij politik, ideologjia e tij dhe natyrisht fuqia e tij ushtarake dhe ekonomike janë të ndryshme nga Gjermania hitleriane. Izraelimodern nuk të kujton komunitetet e dobëta të shpërndara në të kaluarën në gjysmën e Evropës. Izraeli sot ende nuk është në gjendje të mbrohet vetë, por mund t’u bëjë shumë dëme kundërshtarëve të saj. Asnjë nuk mund të garantojë se sanksionet e dekretuara në komunitetin ndërkombëtar kundër Iranit, do të arrijnë që të besojnë se liderët iranianë do të lëshojnë pe në armatimin atomik. Edhe një tentativë për të shkatërruar ushtarakisht fuqinë atomike mund ta fuste Izraelin në një luftë lodhëse që do të zgjatej në kohë dhedo të bashkonte shumë armiq të Izraelit kundër tij. Por kur Irani do të ketë arsenalin e tij atomik - edhe pse me një dobësi të dukshme - kjo spirale dhune nuk mund të përjashtohet....