E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenca e Obamës përballet hapur me dragoin e kuq kinez

Analistët e politikës së jashtme amerikane janë të gjithë dakord mbi një parashikim: marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Kinës do të përkeqësohen në muajt e ardhshëm. Nuk do të shkojnë deri aty sa të riprodhojnë një luftë të ftohtë, por që s’do të bihet dakord, kjo është e qartë. Ka shumë motive që Uashingtoni dhe Pekini të kenë mendime të ndryshme; dhe tani, administrata e Obamës ka vendosur të përdorë një gjuhë politike të fortë.Raundi tjetër i hedhjes së dorës do të jetë të fortë: në mes të shkurtit, lideri i Tibetit Dalai Lama do të jetë për një vizitë në kryeqytetin amerikan dhe do të takojë edhe presidentin. Shtëpia e bardhë, edhe pas dy “kërcënimeve” të qeverisë kineze, ka vendosur të konfirmojë takimin me liderin shpirtëror të Tibetit, në ekzil. Ka qenë pikërisht Obama - në udhëtimin e tij aziatik - ai i cili u ka theksuar drejtuesve të lartë kinezë dëshirën për t’u takuar. Takimi me njeriun që konsiderohet nga regjimi i Pekinit si njëri nga armiqtë e tij më të rrezikshëm do të theksojë edhe një herë tjetër se vullneti amerikan nuk është i tillë sa të pranojë që agjenda t’i imponohet nga një superfuqi emergjente. Do të jetë (ndoshta) kulmi i një konflikti që në këto javë ka regjistruar episode të tjera: si për shembull vendimi për t’i shitur armë Tajvanit (që solli edhe zemërimin e Pekinit) apo deklarata e Barack Obamës për të pasur një linjë më agresive kundrejt politikës monetare dhe tregtare kineze. Në takimin e fundit të senatorëve demokratë (që ishin mbledhur për tëfolur mbi reformën në shëndetësi) presidenti Obama ka premtuar presione më të mëdhambi Kinën derisa të modifikojë strategjinë e saj tregtare, e bazuar në vlerën e këmbimit më të ulët se monedha e saj. Pekini ka ndjekur këtë strategji në këto vite për të pasur një garanci në eksportimet e produkteve të saj dhe rritjes së saj ekonomike. Aq më shumë tani që jemi në një recesion, do ta bëjnë këtë lojë. Tani SHBA-të duke pasur më pak mallra të eksportuara se më parë, kanë parë rrezikun që i kanoset nga politika ekonomike kineze. Barack Obama kërkon të hapë këtë front përballimi sepse e di shumë mirë se është frytdhënëse në plani politik, duke parë se indeksi i papunësisë në vend është ilartë (10%) dhe mbizotëron frika se Dragoi i Kuq Kinez mund të “plaçkisë” (osetë zhdukë) mijëra vende të tjera pune. Të mbështesim interesat amerikanë ka qenë mesazhi i Obamës. Ka qenë pikërisht ky momenti që ka ndryshuar veprimi i SHBA-së. Duke parë që kinezët po interesohen për punët e tyre, përse ne të mos ta bëjmë me tonët – ky është arsyetimi i administratës. Barack Obama kishte inauguruar një linjë dialogu ekskluziv me Pekinin, madje duke u treguar i ndërvarur ndonjëherë në sytë e analistëve. Ndoshta mendonte se ishte strategjia e duhur për të pasur një marrëdhënie frytdhënëse midis dy gjigantëve kaq shumë të ndërvarur.Por përgjigjet nga Pekini nuk kanë qenë pozitive, mbi të gjitha në disa çështje që i kanë përzemër amerikanët: akordi mbi ndryshimet klimaterike dhe Iranin. Kjo është, plus ndonjë “pakënaqësi” kundrejt Obamës gjatë vizitës së tij në Kinë, që edhe kur ishte jashtë istrumentalizimit ishte i blinduar në ambasadën amerikane”, që bërë që presidenti amerikan të ndryshojë mendim duke iu kundërpërgjigjur Pekinit dhëmbpërdhëmb luhatjeve kineze. Një kundërofensivë me çështjet e motorit kërkues “Google”. “Me Kinën duhet të kemi një marrëdhënie të pjekur” – theksojnë funksionarë të Departamentit të Shtetit Amerikan: kur do të jetë mundësia, mund të bëhet ndonjë akord; kur ka diçka që nuk shkon, gjërat thuhen hapur. Në vitet e ardhshme do të jetë kështu, me perrspektivën që qëndrimi i Pekinit ndaj Uashingtonit do të qëndrojë gjithmonë në fije të perit, njëtension permanent që do të ndryshojë sipas konditave të ndryshme.Në sfond, ngjitja e Kinës si një superfuqi botërore dhe ulja e SHBA-ve nga froni i vetmisë/Barack Obama e kupton së SHBA-të do të parakalohen në shumë fusha, mbi të gjitha në atë ekonomik, atje ku Pekini - ka çelësat e borxhit amerikan - dhe mund të bëjë një presion të madh fuqisë së SHBA-ve. Obama duket sikur ka gjetur në politikën e përballjes së hapur me Pekinin një nga çelësat që frenojnë uljen e Amerikës, të paktën në një optikë globale....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›