Vladimir Llakaj, skulptori qe sjell 10 portrete te bardha te historise Izaura Ndoj
Ato jane dhjete personazhe! Skenderbeu, Naim Frasheri, Nene Tereza, Fan Noli, Ibrahim Rugova, Adem Jashari, por edhe Ismail Kadare, rrefejne madheshtine dhe karakterin permes portretit, te cilet komunikojne me publikun sikur te ishin qenie te gjalla. Permes nje ekspozite vetjake “Portrete historike”, skulptori Vladimir Llakaj, sjell ne galerine “FAP”, dhjete portrete ne skulpture ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Per “KJ”, skulptori Llakaj thote se, ekspozita “Portrete historike”, ishte menduar qe te realizohej per festat e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise, por ne pamundesi, u realizua ne kete kohe. “Realizimi i ekspozites me portrete historike, ka qene nje deshire e kahershme, por ishte e pamundur qe ta realizoja ne ate kohe, sepse isha shume i zene me derdhjen ne bronz te disa monumenteve”. E vecanta e kesaj ekspozite, eshte se keto figura historike, jane emra qe kane kontribuar per kombin shqiptar. “Figura si, Heroi Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, Naim Frasheri, Nene Tereza, Fan Noli, Ibrahim Rugova, Adem Jashari dhe Ismail Kadare, nuk jane emra te diktatures, jane figura te bardha per historine tone ne kete 100-vjetor”, thekson Llakaj. Skulpturat e derdhur ne allci dhe bronz, jane fryt i punes se artistit, te realizuar gjate viteve te fundit. Ajo qe te bie ne sy ne kete ekspozite me skulptura eshte gjatesia e tyre, e cila varijon nga 1 m ne 80 cm, sipas dimensioneve te ndryshme. “Per te dhene psikologjine e tyre, karakterin e tyre eshte nje sfide e madhe, por pasioni im per skulpturen ka bere qe te percjell aq mire tipologjine e ketyre personazheve historike, qe kane nderuar kombin shqiptar”, shpreh Llakaj. Megjithese portretet jane realiste Llakaj i sjell larg patetizmave, por me nje thellesi mendimi. Mes skulpturave ai vecon portretin e Heroit Kombetar derdhur ne Bronz, i cili ka formen e kryqit. “Figuren e Skenderbeut, kam zgjedhur ta sjell ne tre dimensione, sepse ai ne radhe te pare ka qene nje mendimtar i jashtezakonshem, ka qene nje gjeneral i jashtezakonshem. Ne kete ekspozite jane keto tre figura, ku njera eshte ne reliev qe e paraqet Skenderbeun si nje princ brenda nje keshtjelle te vet; skulptura e Skenderbeut me kapelen e dozheve veneciane eshte nje nder i madh qe i jepej gjeneraleve me te medhenj ne ate kohe nga perandoria e deteve, sic ishte Venecia”, - thekson skulptori LLakaj. Skulptori dhe piktori shqiptar Vladimir Llakaj, prej disa vitesh ka realizuar shume vepra ne pikture e skulpture, te cilat jane mirepritur nga artdashesit dhe vleresuar nga kritika. Ekspozita “Portrete historike”, do te qendroje e hapur deri me 18 shkurt ne galerine “FAP” te Universitetit te Arteve.