Arta: S’dua skenare nacionaliste
Arta Dobroshi ka “mbrojtur” dje filmin e vëllezërve Dardenne. E vetme ka përfaqësuar filmin “Heshtja e Lornës”, duke treguar se nuk ka pasur asnjë lloj “gjykimi” për skenarin dhe pse bëhej si vajzë nga Gramshi. “Skenari i filmit nuk rëndësi se kujt kombësi i përket, por mjafton të jetë i mirë dhe i qëndrueshëm. Nuk mund të kufizohem vetëm me skenare nacionaliste, por nëse më pëlqen ngjarja që trajtohet në atë projekt, unë pa dyshim që e pranoj”
“Heshtja e Lornës”, një nga filmat në të përfolur të vitit, me protagoniste kryesore shqiptaren Arta Dobroshi, ka shfaqur premierën e tij në “Tirana Internacional Film Festival”. Një natë më parë, filmi “Lorna’s Silence” ka hapur edhe edicionin e gjashtë të filmit në të cilin marrin pjesë shtete nga të gjitha kontinentet për të konkurruar në filmin me metrazh të shkurtër, artistik, të animuar dhe dokumentar.
Filmi “Heshtja e Lornës”, dje është vënë në epiqendër të kineastëve dhe medias, ku nuk kanë ngurruar të shprehin impresionet e tyre lidhur me festivalin, si dhe filmin e parë me regjisorët belgë Jean Pierre dhe Luc Dardenne’s. Në Tiranë, prezente ka qenë vetëm aktorja shqiptare që luan në këtë film, Arta Bobroshi, e cila ka treguar pjesë të panjohura më parë të filmit konkurrues, si dhe ndjesitë e saj gjatë interpretimit të rolit të Lornës. Dobroshi i rikthehet historisë së filmit, duke treguar se bëhet fjalë për një grua shqiptare që shkon në një qytet belg me anë të një vize të siguruar nga një gangster, rol i interpretuar nga Fabrizio Rongione. Në shkëmbim të kësaj vize, gangsteri e marton vajzën me një kontrabandist droge, ndërsa më vonë ai e rimarton me një kriminel rus dhe bën komplot për të vrarë burrin me të cilin e martoi herën e parë. Gjatë konferencës ajo është shprehur e lumtur që ka marrë pjesë në një film të tillë dhe bashkëpunimin me regjisorët e konsideron si një arritje nëpërmjet fatit. “Jam shumë e lumtur që unë kam luajtur rolin e Lornës në këtë film dhe ndihem mirë që filmi shfaqi edhe premierën e tij në Tiranë. Bashkëpunimi me regjisorët e filmit është një fat për mua. Jam ndjerë aq e arrirë, saqë kjo përvojë do të ishte e barasvlershme me kryerjen e një shkollë të dytë akademike “Dardenne””, - është shprehur Arta Dobroshi. Filmi gërshetohet mes dy gjuhësh, shqip dhe frëngjisht. Kështu, për rolin e saj ajo ka pasur në dispozicion vetëm disa javë për të mësuar gjuhën frënge në fillimin e pesë muajve xhirime në Belgjikë, iniciativë që Arta e quan si përvojë të fituar nga ky film. “Ajo çka ka ndryshuar tek unë pas këtij filmi është se unë kam arritur të mësoj një gjuhë, atë frëngjisht. Por për të arritur deri këtu unë kam bërë rreth gjashtë muaj prova dhe kjo është një eksperiencë e mirë për mua”, - thotë Dobroshi. Aktorja ka luajtur në shumë produksione kinematografie, si shqiptare, ashtu edhe në ato të huaja. Lidhur me filmin “Heshtja e Lornës” ajo tregon se është tërhequr që në skenarin e tij, ku për këtë të fundit mjaftohet dhe niset vetëm nga cilësia, dhe jo nga prejardhja kombëtare. “Skenari i filmit nuk ka rëndësi se kujt kombësi i përket, por mjafton të jetë i mirë dhe i qëndrueshëm. Nuk mund të kufizohem vetëm me skenare nacionaliste, por nëse më pëlqen ngjarja që trajtohet në atë projekt, unë pa dyshim që e pranoj”, - pohon Arta, duke mbështetur idenë e saj edhe me një tjetër fakt. Industria “e varfër” e kinematografisë shqiptare, sipas saj, nuk të jep shumë mundësi për të përzgjedhur mbi projekte filmash. “Tek ne industria e filmit nuk është shumë e zhvilluar dhe nuk ke shumë mundësi për të zgjedhur. Nëse më propozohet një film mua më duhet ta marr, por ama këtë projekt që unë e marr përsipër do të më duhet ta zgjedh sa më cilësor dhe natyrisht ta përfaqësoj sa më mirë”, - shton ajo. Festivali i filmit, sipas aktores, është një nga ndërmarrjet më të mira për vendin, pasi në këtë mënyrë regjisorët shqiptarë kanë mundësinë e bashkëpunimit me të huajt dhe sofistikimin e kinematografisë shqiptare. “Mendoj se është shumë mirë që po zhvillohet ky edicion. Mendoj se është mirë që ky festival të vazhdojë edhe për shumë kohë të tjera në vazhdim, por do doja të bëhen edhe edicione të tjera veç këtij lloji. Kjo, për arsye se njerëzit bashkohen, njihen me kultura të tjera, apo edhe mësohen më shumë për të parë filma. Për mua është shumë pozitive, pasi nëpërmjet regjisorëve që do të vijnë të konkurrojnë me filmat e tyre është mirë që të bëhen edhe shumë bashkëpunime me njëri-tjetrin”. Vëllezërit Dardenne kanë fituar çmimin e skenarit më të mirë në këto vite në festivalin e filmit të Kanës dhe u shpërblye me çmimin “Lux” nga Parlamenti Evropian. Ndërkohë që përkrah aktorëve të famshëm të Hollivudit, ajo është nominuar si aktorja më e mirë në “Academy Awards”. “Jam shumë e gëzuar që më kanë çmuar me nominim. Është shumë i rëndësishëm fakti që unë jam nominuar dhe të arrish në këtë stad nuk është pak”, - shprehet Arta, duke shtuar se “nuk pres të marr ndonjë çmim, por edhe nëse ndodh, do të ishte edhe më mirë, por unë ndihem e vlerësuar me këtë nomim, pasi garoj përkrah aktorëve të njohur në rang ndërkombëtar”.
Dobrushi është shfaqur gjithashtu edhe në dy produksione të tjera shqiptare me regji të Kujtim Çashkut në filmin “Syri magjik” në vitin 2005 dhe “Trishtimi i zonjës Shnjader” të regjisorëve Eno dhe Pirro Milkani në vitin 2007.
Arta Dobroshi ka lindur në vitin 1979 në Prishtinë dhe ka studiuar dramë për herë të parë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, si një shkëmbim eksperiencash në Karolinën e Veriut. Jetoi për një periudhë kohe në Tiranë dhe në Norvegji përpara se të kthehej në Prishtinë në kulmin e konflikteve të Kosovës.