E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester-Bajern supersfida e “Old Traford”

TIRANë- Trajneri i Mançester Juanitid, Aleks Ferguson nuk dëshiron aspak të rrezikojë sulmuesin e dëmtuar Uejni Runi kundër Bajerni të Munihut në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Runi dëmtoi ligamentin e kaviljes së tij të djathtë të martën e kaluar kur Junaitid humbi 2-1 me Bajernin në ndeshje e parë.
“Ekipi mjekësor bëri diçka fantastike, por unë nuk jam i përgatitur për të rrezikuar kur lojtari nuk është në 100 %”, tha Fergusoni. Ferguson, që megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që Runi të luajë kundër Bajernit në “Old Trafford”.
Runi ka shënuar 34 gola këtë sezon teksa ekipi synon titullin e katërt rresht në Premier Ligë dhe finalen e tretë rresht në Ligën e Kampioneve. Pa Runin të shtunën, Junaitid humbi 2-1 dhe u rrëzua në vendin e dytë në Premier Ligë pas klubit londinez.
Bajerni vjen në “Old Traford” pasi mundi Shalken 2-1 dhe rifitoi vendin e parë në Bundesligën gjermane. Arjen Roben, i cili mungoi ndeshjen e parë, si dhe qendërmbrojtësi Daniel van Buyten, i cili u dëmtua të shtunën, shpresojnë të jenë gati për aksion në “Old Traford”.
Me Bajernin, që prej nëntë vjetësh nuk arrin në gjysmëfinale, lojtarët e Mançesterit presin një përballje të vështirë.
Ndërkohë në derbin francez Bordo do të presë Lionin pas humbjes 3-1 në takimin e parë. Bordo e trajnerit Loran Blank do të mbështetet tek dy lojtarët kryesorë të saj, Johan Gurkuf dhe sulmuesi maroken Chamakh.

Nga ana tjetër Lioni vjen me besimin që i jep fitorja 3-1 në këtë takim dhe mjafton të mos humbasë me dy gola diferencë për të arritur kualifikimin në gjysëmfinale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›