Artan Broci në Gjykatën e Lartë, Ligjet miratojnë dekretin e Nishanit
Tiranë- Komisioni Kuvendor i Ligjeve ka miratuar pa praninë e opozitës në mbledhjen e së hënës dekretin e presidentit Bujar Nishani për emërimin e Artan Brocit në Gjykatën e Lartë.
Nishani e dekretoi Brocin si anëtar të Gjykatës së Lartë. Ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.
Vendimi i Komisionit të Ligjeve do ti kalojë Kuvendit për miratimin përfundimtar të zotit Broci si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Broci emërohet në këtë post në vend të Fatos Lulos i cili pas mbarimit të mandatit është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Artan Broci është vëllai i dëshmorit të Demokracisë Arben Broci, i cili u vra në demonstratën e Shkodrës më 2 prill të 1991.