Përplasen dy anije në Peloponez, 10 marinarë të humbur në det
Greqi- Dy anijetë ngarkuara me mall janë përplasur në det të hapur në ujërat e Greqisë këtë mëngjes. Ngjarja ka ndodhur rreth 78 milje në jug të Peloponezit.
Sipas informacioneve nga shteti grek, 10 marinarë figurojnë të humbur deri më tani.
Tashmë forcat policore dhe polumbarët kanë disa orë që kanë nisur operacionet e kërkimit për trupat e marinarëve grek.
Mësohet se nga përplasja, anija “Piri Reis” është mbytur menjëherë. Forcat e shpëtimit dhe helikopterë të rojes bregdetare ndodhen në vendin, ku u përplasën anijet.