Pashkët ortodokse, fluks emigrantësh të ardhur nga Greqia në Kapshticë
Kapshticë- Festa e Pashkëve mbledh në Shqipëri edhe një numër të madh emigrantësh. Vetëm këtë fundjaveë, kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës 3826 persona.
Fluski pritet të rritet nga dita në ditë e më tepër fundjavën që vjen.
Pala greke po punon aktualisht me dy sportele një në dalje e një në hyrje, ndërsa pala shqiptare po punon me 4 sportele, dy në hyrje e dy në dalje.
Të shtunën, pala greke lejoi kalimin e emigrantëve shqiptarë pa ju sjellë probleme për toponimet në paraporta.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria greke e Mbrojtjes, dhe sipas saj kjo masë ka ardhur për shkak të Pashkës Ortodokse, e cila përfundon më 12 maj.
Autoritete greke bëjnë me dije se dhe leja e lëvizjes në dogana do të jetë pikërisht deri në këtë datë, pastaj nuk do të lejohet asnjë shqiptar që në pasaportë emri i shtetit grek të jetë shkruar në shqip.
Deri më tani nuk janë lejuar të kalojnë në kufi fëmijët e emigrantëve shqiptarë, pasi sipas autoriteteve toponimet greke në dokumente janë shkruar në shqip dhe jo anglisht.