E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Bushati aksident, gjendja e përmirësuar

Shkodër Frikë për trajnerin e U-21 në mbrëmjen e së enjtes

Mbrëmja e së enjtes ka qenë e frikshme për trajnerin e Kombëtares Under-21, Artan Bushati. Drejtuesi i skuadrës Shpresa mbeti i përfshirë në një aksident të rrezikshëm automobilistik në hyrje të qytetit të lindjes, Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona, ndërsa Bushati po kthehej në shtëpi nga Tirana. Makina, e drejtuar nga një mik i teknikut kuqezi ka dalë nga rruga prej shpejtësisë së madhe. Menjëherë pas ngjarjes, të aksidentuarit janë dërguar në spital për ndihmën e parë, ndërsa tani gjendja e tij është më e mirë. “Jam disi më mirë. Qëndroj ende i shtrirë dhe po mbaj regjim, megjithatë kam edhe dhimbje në kraharor për shkak të goditjes”.

Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje kanë deklaruar se personat që ndodheshin brenda automjetit, duke përfshirë edhe trajnerin Bushati, ishin me fat që arritën të mbijetonin, pasi në aksidente të tilla të tmerrshme si ai i së enjtes, është mjaft e vështirë të shpëtosh në këtë mënyrë. Burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se presidenti Armand Duka udhëtoi drejt Shkodrës për të parë nga afër gjendjen e drejtuesit të stolit të kuqezinjve “të vegjël”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›