E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Karlo: Bogdani mos zbrit nga treni!

Kievo

Erion Bogdani nuk duhet të demoralizohet, edhe pse nuk është se po gjen vazhdimësi loje në radhët e Kievos në këtë fazë të dytë të sezonit në Serinë A. Këtë ka lënë të nënkuptohet trajneri i skuadrës veroneze, ku militon prej disa sezonesh sulmuesi shqiptar, Mimi Di Karlo. Gjatë një interviste të dhënë për një të përditshme italiane, tekniku i Kievos i ka bërë elozhe njërit prej sulmuesve të rinj të skuadrës së tij, Markos De Paula, i cili po bën një paraqitje të mirë në këto ndeshje të fundit të sezonit, duke ulur në stol dy sulmuesit e tjerë, Bogdanin e Granoke. Por trajneri nuk harron të inkurajojë dy “të humburit”. “Markos nuk duhet të zbresë nga ky tren, ashtu sikurse nuk duhet të zbresin as Bogdani, Granoke dhe të gjithë të tjerët”. Në këtë sezon sulmuesi shqiptar ka mundur të shënojë vetëm dy gola dhe vendi i tij në formacion ka qenë gjithnjë i diskutueshëm.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›