E Diel, 1 Nëntor 2026

Artan Bushati zbulon 23 emrat anti-Azerbajxhan

Pas mbylljes së kësaj jave të kampionatit, shqiptarët do të duhet t‘i kthejnë sytë nga impenjimet e skuadrave tona përfaqësuese, të cilat do të luajnë ndeshjet e tyre eliminatore në dy javët e para të shtatorit. Atmosferën si fillim pritet ta ndezë përfaqësuesja U-21, e cila përgatitet të zhvillojë ndeshjen e saj të tretë në grupi 10 të eliminatoreve të Kampionatit Europian U-21, 2009-2011. Për këtë arsye, trajneri Artan Bushati ka bërë dje publike listën e futbollistëve, të cilët i ka kërkuar t‘i ketë në dispozicion për takimin e 5 shtatorit kundër Azerbajxhanit në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Tekniku i Shpresës ka thirrur 23 lojtarë. Bie në sy fakti se 22 prej tyre vijnë nga kampionati shqiptar i futbollit, ndërsa Ahmed Januzi është futbollisti i vetëm që luan në një kampionat të huaj. Skuadra më e përfaqësuar në Kombëtaren U-21 është Flamurtari me pesë lojtarë. Shqipëria i ka humbur të dyja ndeshjet e para, të vlefshme për Grupin e 10. Në takimin e parë të luajtur kundër Skocisë në Elbasan, kuqezinjtë e vegjël u mundën 1-0. Ndërsa në të dytin në Bjellorusi humbën 2-1. Ky është rasti më i mirë, që Shqipëria U-21 të marrë edhe tri pikët e para.

Shpresa U-21

1 A. Januzi Vorskla

2 A. Shehaj Flamurtari

3 B. Tragaj Besa

4 D. Bicaj Tirana

5 E. Karabeci Partizani

6 F. Veliu Flamurtari

7 I. Bejtja Shkumbini

8 J. Thana Teuta

9 P. Arbri Bylis

10 R. Malotaj Dinamo

11 S. Lilaj Elbasani

12 Sh. Moçka Flamurtari

13 V. Hysa Teuta

14 B. Bala Vllaznia

15 O. Gava Elbasani

16 K. Semina Gramozi

17 H. Zeqiri Flamurtari

18 M. Metani Tirana

19 I. Hithi Partizani

20 A. Sykaj Vllaznia

21 E. Mustafarai Shkumbini

22 B. Hajdari Tirana

23 O. Roshi Flamurtari



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›