E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Fuga: Dështimet e mia janë forca ime

Profesori i njohur i Filozofisë dhe shefi i degës së Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Artan Fuga thotë në një intervistë për Roland Qafokun në emisionin "Arena" se burrat e shtetit është e vështirë që të qëndrojnë si koncept në shekullin 21. Fuga flet gjatë për eksperincën personale, sukseset dhe dështimet.
Si po sillen shqiptarët, pas pothuaj një viti që mund të lëvizin të lirë në Shqipëri?
Liria nga pikëpamja filozofike është një nocion dhe një realitet i çuditshëm. Sepse po të flasim në mënyrë korrekte politikisht, por me klishe dhe steriotipe, do ta vëmë lirinë asocim idesh me lumturinë, solideratitein dhe me një lloj kënaqësie. Po të kthehemi në kthehemi në vitet '90 opinioni publik shqiptar kështu e lidhte këtë nocion. tani që ka liri , tani mbaruan dhe problemet e tani ka mirëqenie dhe prosperitet. Filozofikisht nuk ka qenë asnjëherë kështu dhe ndonjëherë ndodhesh në një pozitë të vështirtë sepse është e vështirë të krahasosh librin, konceptet në një kulturë të shkruar apo historike, ku gjerat kanë rrjedhur ndryshe dhe ballafaqohesh më pas me një opinion i cili i kupton gjerat në mënyrë krejt të kundërt dhe ndodhesh në një dilemë, t'ia thuash të vërtetën, por ke frikë se m,und të të thonë "përse po ma prish festën", të mos ia thuash, të duket vetja hipokrit. Ajo çka dua të them është se liria, po të marrim shumë filozofë, ka lidhje me iniciativën me kënaqësinë për zbulim, me kënaqësi që të jep dëshira dhe statusi i që nuk je i ndrydhur, me mungesën e frikës të një pushteti që godet, me shpërthimin të energjive njerëzore. Por nga ana tjetër çfarë ka liria, ankthin e përgjegjësive, vuajtjete për zgjedhjet që mund t'i bëje ndryshe, një komunikim të vështirë me tjetrin sepse sikurse ti ke lirinë dhe ai ka lirinë të bëjë si të dojë dhe shpesh herë liria liria e tjetrit bie në kundërshtim me lirinë tëndë. sepse shpesh herë parrulla "liria e tjetrit mbarin aty ku fillon liria ime" në teori është e saktë, por në praktikë liria e tjetrin kundërshton lirinë time. Tensionet sociale janë të forta, pasi liria e tjetrit do të thotë se ai mund të jetë më i pasur dhe më i zoti dhe i parregulluar me asnjë normë morale duke shpërthyer etikën dhe të gjitha këto në fillime shoqërohen me ankthe sociale dhe me një pakënaqësi ndaj gjithçkaje. Unë nuk jam duke folur politikisht korrekt dhe ajo çka dua të shtoj është se një rol shumë të madh këtu luan dhe media, e cila nuk e menaxhon ashtu siç duhet lirinë, duke rendur pas informacionit, rend edhe pas atij negativ. Sa më e madhe të jetë konkurrenca aq më shumë shohim lajme të këqija dhe këto merren me qindra herë nga televizionet dhe nga radiot dhe opinioni bombardohet me një situatë ku ankthi dhe depresioni social është në rend të ditës. Ti nuk e di këtë nëse ky është efekti i lirisë, apo një gjendje krize ekonomike dhe të gjitha këto lidhen me një shqiptar në një gjendje paksa jo fort të qetë.
Si ju duket kur ju risjellin në mendje të gjithë jetën tuaj dhe të gjithçka që ju jeni keni arritur në fushën akademike?
Jeta e çdo njeriu është pasur me fakte por përveç sukseseve jeta ka edhe dështime, dhe unë i kujtoj dhe ato në jetën time.
Çfarë konsideroni dështim në jetën tuja profesor?
Dështime ka gjithmonë, p.sh shkruan një artikull dhe ndjen se nuk ke bërë maksimumin. Punon me një grup studentësh, vjen momenti i fundit i korrigjimit dhe përgjigjet e tyre nuk janë ashtu siç duhet dhe faji mund të jetë i tyre, por kupton se ke edhe ti një faj. Apo drejton një student në një punë shkencore dhe sheh se ai nuk ka bërë atë që t'i kërkon. Për mua mbase e ekzagjeroj çdo njeri duhet të mendojë në mënyrë autokritike për veten e vet, sepse për mua çdo sukses është edhe një dështim. Ajo që arrihet nuk është asnjëherë perfekte dhe mbi të gjithë duhet menduar nëse jeta e njeriut ka qenë një gjë që ai ia ka dhënë vetes së vet apo shoqërisë apo në fund kur të bëjë llogarinë e fundit mund të mendojë se nuk zgjedhur profesionin e duhur apo nuk ka bërë atë që ka dashur. Një filozof shumë i njohur Karl Jaspers, nga vitet '20 thoshte që vetëm njeriu që kupton dështimin kupton se ka jetuar. Kjo sepse kur dështon ti kupton se ka një realitet që të kundër qëndron dhe ti e arrin që ta dallosh këtë realitet. Nëse të gjithë gjërat mendon se i ke arritur, apo e ke manipuluar veten tënde atëherë kam frikë se ke jetuar një iluzion, pasi nuk i kupton goditjes e jetës.
Kur ne kemi nisur bashkëpunimin tonë të parë në gazetën "Panorama" në vitin 2003, unë ju kam thënë se sa bukur ishte dhe sa krenar duhet të ndiheshit ju që një shqiptar jepte mësim në një universitet francez. Por, ju atëherë mu përgjigjet se nuk ka nevojë Franca për një shqiptar që të japë mësim në universitetet e saj, por ajo ka nevojë që një shqiptar të tregojë filozofinë e atij sistemi që ai ka jetuar. Si ka mundësi që të ekzistojë kjo tek ju, kur ne e dimë që jetojmë në një shoqëri e cila mburret për veten sa herë t'i jepet mundësia?
Unë mbaj mend gjithçka që kemi biseduar atë ditë, madje edhe kafenenë në të cilën ne kemi qenë. Për mua Gazeta Panorama, ishte, ashtu siç mbetet edhe sot një gazetë shumë interesante. Ajo luante sipas meje në atë kohë mes dy të majtave nga pikëpamja editoriale, luante midis asaj që u bë LSI më vonë dhe PS dhe mes një qëndrimi neutral jashtë partive. Ajo ekuilibronte shumë mirë, edhe pak majtas, por edhe shumë objektive. Ajo çka të kam thënë ka qenë e vërtetë, sepse në atë kohë unë kam punuar në departamentin e sociologjisë në Paris X në Naterre. Kur kam shkuar atje për katër vjet rresht kam dhënë një lëndë shumë interesante "shteti shoqëria, ekonomia, krahasimi lindje perëndim" dhe unë kisha me kolegët atje një lloj kontradikte, pasi kërkoja të bëja një lëndë universale me teori të mëdha dhe ata më thoshin që ajo çka duhet dihet që unë të krahasoja dy anët e botës, lindjen dhe perëndimin. Sigurisht që kjo mua nuk pëlqente shumë, por më vonë kuptova se ata kishin të drejtë. Mbaj mend që më vonë në metodologji e sipër u vendos që unë të merrja të gjitha kujtimet këtyre liderëve të revolucioneve demokratike dhe kuptoja se ku ishte ëndrra e tyre, utopia dhe stra-tegjitë e tyre politike dhe të krahasoja modelin që ata ëndërronin për lindjen me modelin real të perëndimit. Pra kjo do të thoshte që unë do të krahasoja ëndrrën e lindjes për t'u bërë perëndim dhe raritetin e perëndimit në raport me këtë ëndërr të lindjes. Këtu më pas filloi një kënaqësi e madhe, dhe kur më ke pyetur atë darkë kur unë të kam sjellë shkrimin, unë të kam thënë të vërtetën. E them këtë sepse shpesh herë ka një lloj prirje edhe nga një grupim i brezit të ri për tu shkruar me linjë universale ku nuk ka një kontekst apo histori dhe ky ishte edhe një iluzion i imi vite më parë. Meqë folëm për dështime, dua të përmend edhe faktin se unë në Francë shkova për të bërë filozofi, por vetëm me filozofi nuk jetohet dot. Ndaj kur isha aty dhe mbroja dy doktoraturat e mia i hyra dhe fushës së komunikimit dhe sociologjisë. Pasionin tim për filozofinë nuk e lija dot por vendosa që atë ta bëj pas pune dhe duke thënë që me filozofinë dhe komunikimin do të fitoja jetën ndërsa me filozofinë unë dot prodhoja veprat e mia. Pas 20 vjetësh unë shoh se botimet e mia me filozofinë e mirëfilltë nuk ekzistojnë akoma, sepse jeta të merr përpara dhe të çon aty ku do ajo. Ndërkohë që pres që të gjitha kërkimet e mia në fushën e filozofisë ti shkruaj, apo t'i përkthej nga gjuha franceze dhe t'i botoj, por këtë ende nuk e kam bërë dhe ky është një dështim.
Karriera ime universitare ka qenë e qetë dhe e njëtrajtshme dhe një moshë shumë të re i mora asaj karriere gjithçka që ajo mund të jepte dhe në momentin kur e ke diçka nuk është e mirë që të lavdërohesh por të kritikosh dhe të mos pëlqesh. Por ju keni të drejtë, ashtu siç edhe Habermasi thotë që hapësira publike në Shqipëri është kthyer në një hapësirë publicitare. Nuk ka dialog, sepse gjithkush thotë, unë, unë,unë...
Ku jetoni më mirë në Paris apo në Tiranë?
Secila ka të mirat e veta, por Parisi për mua nuk është me Kulla e Eifel, apo pallati i Luvrit, pra nuk janë më monumentet e mëdha. Pasi kalon fazën e parë, pasi kam 20 vite që shkoj e vij, Parisi për mua tani është një kafene e vogël në një cep rruge. Apo është një park i vogël dhe një pemë e cila e di që ndodhet aty. Parisi tani është një burrë e vjetër që e njeh dhe ka mbledhur men-çurinë e botës dhe ti shkon e dëgjon duke e parë në sy, dhe nga kjo pikëpamje janë disa elementë që këtu në Tiranë nuk i gjen dot. Unë gjithmonë e them që është vështirë në Tiranë të gjesh një kafene të qetë ku ti mund të shkosh në punosh apo të mendosh. Është e vështirë të gjesh rrugë të qetë, apo një lëndinë të qetë. Është e vështirë në Tiranë të gjesh një identitet të vjetër me vila të vjetra të ruajtura mirë. Nga kjo anë Parisi ka disa avantazhe për mua që nuk shkoj si arkitekt apo sociolog, por si njeri që jeton jetën e vet të përditshme dhe normale. Por në Tiranë, janë miqtë, është shoqëria dëshira për ta transformuar këtë vend, që ndoshta është bukuria më e madhe dhe pasioni më i madh. Është një vend i mundësive për aksione të jashtëzakonshme. Në Tiranë është shqipja që ngjiz marrëdhëniet dhe pastaj mund të them nostalgjinë dhe kujtimet.
Nuk e lidhni me këtë treshe drejtuese të BE?
Personalisht mendoj se është një vendimmarrje kolektive pak më e gjerë se kaq.
Përse e përkëdhel BE, Serbinë ndërkohë që kjo e fundit ende nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës në kosovë dhe që shoqërohet nga njëqind e një probleme?
Ndoshta për t'i dhënë një dorë dhe për ta ndihmuar që të dalë nga ajo histori që tashmë dihet. Por doja të thosha që është një proces i gjatë dhe ndoshta brezi jonë kërkon që ngjarjet të ecin pak më shpejt, pro të mendosh që kombi gjerman priti 50 vjet deri sa u bashkua. Kam përshtypjen se ka edhe një gjeopolitikë dhe mendoj se shoqëritë e Ballkanit do të shkojnë gati-gati me të njëjtin ritëm drejt BE.
Vetë, sa faj kemi lidhur me këtë çështje?
Nuk jam në gjendje të them se kush është fajtori, por mund të them që në gjykimin tim, problemi ynë është se ne duhet të kalojmë në një shoqëri e cila duhet të përpunojë një model më të përparuar. Në planin politik ka nevojë që të shkojmë drejt shtetit të së drejtës duke bërë që të zvogëlohet relativisht influenca e politizimit dhe partive politike në funksionimit të shtetit ligjor. Në fushën e ekonomisë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të stabilizohet problemi i pronësisë, i identitetit të ekonomisë shqiptare. Në fushën e jetës sociale shqiptari akoma është një individ i cili nuk ndodhet shumë i sigurt në jetën e vete për përditshme.
A quhet ky tranzicion i mbaruar?
Nuk di se çfarë do të quajmë tranzicion, por ne kemi ardhur në atë pikë ku demokracia e partive politike nuk jep më shumë energji. Ne kemi ende një media të politizuar dhe si media si një instrument i shprehjes së opinionit publik nuk ekziston, sepse qytetari nuk ka më vend në media. Kur duam të zgjedhim presidentin e republikës, janë majat e partive politike që diskutojnë në publik se si do të vendosin, nuk janë deputet ata që e zgjedhin. Apo punonjësi publik ende varet nga flukset dhe reflekset e qëndrimeve të partive politike. Ndaj them që ka një lloj politizimi institucional tërësor ndërkohë që duhen të futen disa norma që duhet të funksionojnë si një shtet ligjor.
Në këto 22 vjet a kemi ne një personazh i cili ka tiparet e një burri shteti?
Demokracia dhe burri i shtetit nuk shkojnë bashkë në mendimin tim, sidomos në demokracinë e shek.XXI. Në kushtet e demokratizimit të opinionit dhe të medias kemi politikanë që kanë një imazh të caktuar tek publiku dhe që janë të detyruar të funksionojnë si idhuj të grupimeve të caktuara. Për mua burri i shtetit është një karakteristikë e shek.XIX dhe jo e kohëve moderne, sepse politikanët sot hyjnë dhe dalin në politikë. Kur flitet për burra shteti flitet për njerëz që kanë drejtuar shtete në një mënyrë paksa autoritare dhe jo në një shoqëri të demokratizuar masash. Ndaj nuk mendoj se demokracia e shekullit të XXI do të pranonte një Bismark, apo një Klemanso apo Linkoln.
Si ka mundësi profesor që deklaratat e delegacioneve të huaja, por edhe atë atyre shqiptare që kanë shkruar jashtë që nga Konferenca e Paqes e deri më sot në Bruksel përsëriten apo janë pothuaj të njëjtat?
Gjeopolitika shqiptare ka disa karakteristika që sipas meje në 100 200 vjetet ë fundit pavarësisht regjimit politik ka ndjekur disa linja të përgjithshme dhe gjeopolitika është shumë më afatgjatë sesa regjimet që ndjekin një vend. Ajo çfarë kanë bërë përfaqësuesit politik shqiptare është se kanë dashur gjithmonë të gjejnë një mbështetje të fuqishme jashtë. Jemi nj vend i vogël dhe i ndodhur nën presioni e fqinjëve dhe i coptuar më sipas në disa shtete dhe me një dëshirë të madhe për të qenë i bashkuar. Nga kjo pikëpamje politikanët shqiptar dhe gjeopolitika e saj kanë dashur të përballojnë fqinjët duke gjetur një përkrahje tek një fuqi e madhe, te një apo disa. Së dyti për mua, shqiptarët kanë dashur gjithmonë një Ballkan të hapur dhe jo të mbyllur. Një nga arsyet e kësaj është se meqenëse në Ballkan janë ndier të dobët kanë dashur më mirë një Ballkan nën influencat e huaja në mënyrë që të ekuilibrojnë pozitën e tyre relativisht në dobët ekonomike, ushtarake dhe fatet tragjike që kanë pasur në ndarjen e tyre territoriale. Ka pasur edhe një karakteristikë tjetër se pushteti n politik brenda vendit e kanë garantuar edhe me dëshirën për të legjitimuar në sytë e faktorit ndërkombëtar dhe kjo është prej 100 vjetësh. Kjo ka bërë që kur janë ndryshuar raportet ndërkombëtare klasa politike shqiptare ka pasur tragjeditë e veta. Ndaj kur ju thoni që ka gjera që përsëriten unë them se jam dakord dhe mendoj se vjen nga kjo linjë gjeopolitike që Shqipëria ka ndjekur. Sigurisht që ajo merr forma të caktuara por çdo shtet ka një linjat caktuara gjeopolitike.
Ju jeni për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën?
Ky është një proces i cili duhet të plotësojë disa kushte. Së pari këtë duhet ta menaxhojë klasa politike, së dyti duhet gjetur një kontekst dhe një realitet që të pranohet nga partnerët gjeopolitikë dhe nga ata që menaxhojnë marrëdhëniet strategjikë botërore. Së treti duhet të pranohet nga aktorët politikë rajonal në mënyrë që të mos shndërrohet në një dramë të caktuar dhe në një konflikt me tensione të mëdha. Më pas duhet që klasa politike e Kosovës apo Shqipërisë të eci gradualisht drejt krijimit të një hapësirë të përbashkët shqiptare dhe në një farë mënyrë ky është një proces gradual. Duhet krijuar një hapësirë e përbashkët ekonomike, mediatike, apo shkëmbime të përbashkëta arsimore. Të gjitha këto që mund të bëhen duhen bërë dhe sa më shpejt sepse të gjitha kushtet janë, brenda këtij konteksti.
Mbushim 100 vjet shtet. Si është sjellë shqiptari në këto vite dhe si ka funksionuar ai?
100 vjet shteti i kemi por brenda ka pauza, tronditje dhe thyerje të fuqishme. Nuk është një shtet që të ketë një vazhdimësi, jo vetëm nga pamja e regjimit por edhe si ekzistencë. Një vit pas pavarësisë Ismail Qemali jep dorëheqjen, më pas kemi luftëtat ballkanike, pastaj Luftën e Parë Botërore. Ka një stabilitet shumë relativ në vitet 20 dhe shumë shpejt afron Lufta e dytë Botërore dhe nga 39 deri në 45 kemi sërish një thyerje të madhe. Nga 45 deri në 90 kemi një organizim shtetëror që kishte mbi bazën e tij politizimin terrorin dhe represionin dhe nuk kishte qytetarin në konceptin që ka një shtet i së drejtës dhe po të shohësh se kanë funksionuar institucionet që ne kemi sot, ato janë të këtyre 20 vjetëve. Ndërsa në vitet 90 kemi një politikë të tribunave dhe konfrontime me armë si ajo e '97 ku shteti gati rrëzohet dhe kërkohet ndërhyrje nga jashtë. Ndaj ne mund të themi që kemi 100 vjet, sepse flamuri i ngrit në 28 nëntor të 1912, por a kemi vazhdimësi 100 vjeçare të institucioneve që krijojnë kulturën, memorien, apo statusin e nëpunësit? Mua më duket që jo.
A ka ndryshuar studenti shqiptar në këto 20 apo 30 vitet e fundit?
Po, dhe këtë mund të shpjegoj në disa etapa. Janë vitet 90 kur pedagogët, sidomos ata të shkencave sociale dhe humane, futin një frymë modernë, studenti shqiptar i cili del nga një fazë ku nuk është mësuar më to, i thith shpesh. Në këtë mënyrë ai liberalizohet dhe më kujtohet kur shumë prindër vinin në departamentin e filozofisë dhe pyesnin "çfarë i mësoni fëmijëve tanë" dhe unë ndjeja se ata merrnin në shkollë të dije që i bënin të përballeshin me prindërit. Ky student e donte në atë kohë dijen sociale për të fituar statusin dhe për të emancipuar statusin e vet social në familje dhe në shoqëri. Kjo fazë mbaron në '97 dhe nga ky vit deri në 200 vjen një brez i traumatizuar e sidomos në gjimnaz. Ata ishin të shpërqendruar dhe me shumë ankth dhe me një frikë përballë jetës. Kjo vijoi deri në nga viti 2002. Më pas deri në 2007 kam vënë re fillimin e një diferencimi brenda studentëve, ku një masë studentësh që vjen në shkollë me kërkesa të caktuara por jo dhe me shumë ambicie dhe ka të tjerë që kanë ambicie dhe fillon të lexojë vetë duke qenë edhe dialogues. Në fazën e tanishme, një pjesë e studentëve janë të pjekur, ka logjikë dhe gjykon shpesh herë nga pozita të barabarta dhe përballë teje ke një forum.
Sa po thith media studentë të sapo diplomuar në gazetari?
Në vitet 90 studentët shqiptare nga departamenti me diplomë në dorë, ndonjëherë edhe pa të shkonin dhe futeshin direkt, drejtorë lajmesh, kryeredaktor. Kjo krijoi idenë se në atë kohë kishte më shumë mundësi, ndërsa tani që nuk e bëjnë dot këtë thonë se ka regres. Kjo ndodhi sepse gazetarët e periudhës moniste e lanë fushën e lirë, u krijuan vende pune dhe pati një boom të mediave. Në vitet 2000 mediat nuk zgjerohen më, por ngushtohen, vendet e punës janë zënë dhe tani në media kemi 35-45 vjeçare që dominojnë vendet e punës, duke i shtuar faktin se shkolla është masivizuar. Nuk ka pasur në perëndim që pas '45 që drejtori i lajmeve apo gazetari kryesor i politikës të jetë një 22 vjeçar, janë të gjithë në një moshë pjekur pasi kanë një karrierë mbi supe. Në perëndim absolutisht nuk mund të mendohet që studenti i sapo diplomuar të shkojë të punojë në një media qendrore, ai duhet të kalojë një proces të tërë. Duhet ta kuptojmë se jemi futur në një model tjetër të një shoqërie të pjekur. Ndaj duhet hapur më shumë drejt komunikimit dhe profesioneve të reja, ka nevojë për studentë të komunikimit edhe jashtë vendit. Një shembull mund të jenë, korporatat, shoqatat, pushteti publik, arsimi, etj.
Mos vallë me këtë profilizim po ia prisni hovin atyre të rinjve që duan të bëhen gazetarë?
Duhet të bëjmë. Në departament vetëm për kolektivin ku unë punoj kemi 11 deri në 15 profile të ndryshme që japim mundësi studentëve të studiojnë, për gazetarinë kulturore, diplomacinë e jashtë, komunikimin e brendshëm të organizatave, apo dhe marketingut, menaxhimin e mediave. Po diskutojmë madje si të hapim një profil ku studenti të mësojë mbi dizenjimin e ambalazheve. Ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë, pasi mendojmë se profesionet e medias duhen rregulluar. Është e mirë që strukturat e medias të kenë një strukur internete të burimeve të medias të strukturuar sipas profesioneve dhe ku të jetë i dallueshëm, moderatori nga gazetari apo regjisori, etj. Po përpiqemi gjithashtu të mësojmë studentë që të punojnë në rrjetet sociale dhe gazetarinë qytetare.
Si po menaxhohet në Shqipëri ajo që thuhet sot se gazeta ose letra me bojë "vdiq" dhe se gjithçka po kalohet në internet?
Problemi është i madhe sepse në momentin kur informacioni është në internet dhe mediat online kanë një boom të madh dhe kanë transformuar krejtësisht peizazhin e marrjes së informacionit ka një rrudhje të publikut për të blerë shtypin e shkruar. Kur kjo i ndodh gazetave të mëdha në SHBA dhe Evropë, imagjinoni se ç'probleme duhet të ketë dhe ka publiku i ngushtë shqiptar. Konkurrenca e internetit pritet të shtihet pasi shoqëria shqiptare ende nuk është plotësisht e hapur. Në literaturë thuhet qartë që tendenca e çmimit të informacionit po shkon drejt zeros, që do të thotë se mund të marrësh informacion falas. Ndaj duhet menduar një strategji e re dhe them ne në në departament kemi një projekt që të përgatisim studentë që të çojnë informacionin jo vetëm drejt mediave klasike, të cilat kanë respektin e plotë, por ta çojnë atë edhe teknologjive të informacionit, thënë më troç, ta çojnë drejt telefonisë celulare. Ne kemi supozuar që nëse informacioni që ne prodhojmë nuk mund të dërgohet drejt podcastit në kompjuter dhe sidomos drejt celularit, atëherë kam frikë se qarkullimi i informacioni brenda kombit dhe kultura kombëtare do pësojë një goditje që ndoshta nuk e ka pasur kurrë ndaj kulturave të tjera. Ne si komb kemi pasur një raport jo shumë të mirë me industrinë dhe nuk duhet të marrim masa teknike për të bërë këtë.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›