Topi: "Presidenti", Rama veproi si amator politik
TIRANE - Presidenti në detyrë, Bamir Topi e konsideron kushtetuese zgjedhjen e pasardhësit të tij, Bujar Nishani. I ftuar mbrëmë në emisionin "Tonight", të gazetares, Ilva Tare në Ora News, kreu i shtetit bëri të qartë se në politikë do të rikthehet si misionar dhe jo me qëllimin për të bërë karrierë.
Z.Topi, nga presidenca, në kryetar partie, pas mbylljes së mandatit?
Edhe z.Berisha ka qenë president dhe u vu në krye të PD-së. Nuk kam qëllim të bëj karrierë, por nëse unë do kthehem në politikë, do kthehem si misionar, pa pasur asnjëherë referenca kolltuqesh apo karrigesh.
A mendoni se zgjedhja e Bujar Nishanit u bë si shkak i një presioni të brendshëm në PD?
Nuk dëshiroj të interferoj fare në çështjet që nuk më takojnë.
Si e lexoni zgjedhjen e Nishanit?
Duhet të ndaj dy gjëra. Kam njohje të vjetër, 11 vjet, me z.Nishani dhe me të ka qenë një komunikim korrekt. Si ministër Drejtësie dhe si ministër i Brendshëm. E konsideroj si një figurë që i ka të gjitha shanset për ta administruar atë institucion. Sa i përket procesit, ka qenë rezultat i asaj që kanë ndërtuar partitë. Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës bënë të mundur që të zgjidhet nga një forcë politike dhe është zgjedhje brenda kuadrit kushtetues, edhe pse nuk ishte konsensual. Nishani është një njeri me eksperiencë të gjatë dhe mund ta bëjë shumë mirë punën e presidentit.
Si e shikoni rolin e opozitës në këtë proces?
Nëse ke ndërtuar një dokument me vullnet të plotë, të tentosh të bësh një lloj konsensusi është normale, por nëse nuk zgjidhej në raundin e katërt, atëherë nuk do të kisha bërë asnjë lloj komenti. Gjatë këtij procesi nga njëra anë ishte një njeri me eksperiencë, dhe nga ana tjetër një amatorizëm politik. Ata erdhën me moton, 'O i fitoj të gjitha o i humb të gjitha'
Kur thoni amatorizëm e kemi fjalën për z.Rama?
Unë jam shumë i qartë, nuk fshihem pas frazave. Nëse unë dua të them e them, nëse në atë përballje ka pasur një predispozicion, kishim përballë, një njeri me karrierë të gjatë në politikë nga ana tjetër, një njeri për fat të keq, tregoi një amatorizëm të theksuar politik. Unë e kam thënë disa herë këtë. Unë kam tentuar t'i paralajmëroj. Unë nuk kam fyer njëri, kam gjetur gjuhën e argumentit
Z.Nishani është shprehur se ju nuk e keni uruar për postin...
Unë e kam uruar dhe kam komunikuar me z.Nishani. Në atë moment janë shumë njerëz që bëjnë urime. Unë e uroj sërish: Një detyrë të mbarë për veten dhe popullin! Në përgjithësi e ruaj komunikimin, aq më shumë me z.Nishani, me të cilin kam komunikuar normalisht dhe në mënyrë korrekte, ndaj i uroj punë të mbarë.
Është meritë e z.Berisha, zgjedhja e z.Nishani?
Sigurisht që është meritë e z.Berisha.
Besoni se ka ende ish-sigurimsa të shtetit në Këshillin e Ministrave?
Nuk mund të precizoj, pasi së bashku me aksesin duhet të kesh dhe përgjegjësinë për ta marrë atë informacion. Kjo nuk është e kollajshme. Ju precizoni rrethin, por në fushën e politikës them se mund të ketë.
Janë në nivele të larta?
Janë në politikë, kaq mund të them.
Si e pritët zgjedhjen e Flamur Nokës në krye të Ministrisë së Rendit?
E kam njohur si të gjithë kolegët e tjerë. Fakti që bëra dekretimin, flet vetë. Nuk kam pse të futem në detaje apo të bëj komente.
Ka të drejtë Mark Marku kur thotë se postet i shohin si ofiqe?
Sigurisht, ndonëse është paksa i vonuar. Në këndvështrimin tim, ka një farë të drejte të dukshme. Ka një rregull që, pavarësisht se çfarë pozicioni mban në qeveri, përfaqëson një karrige politike. E mira e të mirës është që, për disa poste duhet të jesh profesionist, si rasti i ministrit të Financave. Ka dhe raste të tjera, por unë i jap të drejtë z.Marku në këtë rast.
A mendoni se ka grupime brenda PD-së?
Është gjëja më e paarsyeshme imja. Nuk më intereson si kënaqet njëri dhe si mërzitet tjetri. Dikush nënshtrohet politikisht, dikush ka kurojo, por, nuk më takon mua, i takon standardit të një partie politike. Fakti që disa kanë marrë shumë pushtet ndërsa të tjerë jo...
Të pakënaqurit nga PD-ja ndoshta janë votuesit tuaj në të ardhshmen...
Nuk e bëj këtë gabim, pasi ende jam në detyrë.
A ka shanse Shqipëria për të marrë statusin e vendit kandidat në BE?
Besoj se ka shanse për të marrë statusin e vendit kandidat. Shoh dhe reagimin e ndërkombëtarëve, shenjat janë pozitive.
Ka diçka që mund të kishit bërë ndryshe gjatë presidencës suaj?
Unë kam bërë të gjitha ato që i takojnë presidentit, apelet, thirrjet për klasën politike, për çështjen e pronave, zgjidhjen e tyre, dhe drejtësia ka një rol të rëndësishëm, por ka mbetur edhe për shkak të ligjit.
Çfarë ndodhi me nënkryetarin e KLD-së, pasi z.Halimi ka deklaruar se atë do ta zgjedhë presidenti i ri?
Mbledhja e KLD-së ka të bëjë edhe me delegimet e anëtarëve, bëhet edhe me qarkullime, por meqenëse raporti i forcave ishte 8 me 7 në favor të propozimit të presidentit, herën e fundit, kjo nuk ka ndryshuar. Nuk e thirra mbledhjen për t'i dhënë kohezionin e duhur, për t'i dhënë mundësinë që nënkryetari të zgjidhet 50 me 50. Jam i kënaqur që votimi ka qenë në favorin tim, por është lënë që ta bëjë presidenti i ri.
Debati për mandatin e Ina Ramës është bërë këto ditë mediatik; si e interpretoni këtë?
Nuk i takon institucionit tim, por fakti që ky debat është para kohe, ka të interesuar, dhe Kushtetuesja është ajo që vendos. Kryeprokurorja është zgjedhur më 22 nëntor 2008, por më pas kanë ndryshuar rregullat edhe në lidhje me kufizimin e mandatit.
Çfarë mendoni për SHISH?
Është një institucion që duhet të vlerësohet me notat më pozitive. Ka qenë tërësisht i shkëputur nga politika, ka pasur tendenca, por është bërë e qartë dhe nga institucionet ndërkombëtare, që në këtë institucion nuk mund të ndërhyhet, pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Sa për zgjedhjen, emrat nuk janë të përhershëm, pasi ikën dhe presidenti, por unë flas për performancën dhe ajo ka qenë shumë e mirë.
Ju e firmosët shumë shpejt ligjin për pronat?
Nëse unë kam qenë një nga zërat e hapur për çështjen e pronave, nuk e kam bërë se kam qenë i afeksionuar nga familja, apo se jam pronar. Por çështja e pronave është çështje fondamentale. Është një çështje e pazgjidhur. Në Shqipëri ka ndodhur copëzimi i pronave, gjë që nuk e bëri as komunizmi: Ia mori pronën pronarit, por nuk ia hoqi dokumentet. Këtë e bëri sistemi i ri demokratik. Për sa i përket firmosjes së dekretit, kjo tregon ftohtësinë e presidentit, gjë që lidhet me detyrimet që ka presidenti dhe jo me interesat e tij.
Është thënë se ju do të viheni në krye të FRD-së në shtator të këtij viti...
Nuk duhet të shkojmë me hamendësime, por t'u japim peshën e duhur. Përderisa unë nuk kam interferuar pozicionin e presidentit, dua ta bëj deri në fund. Pas përfundimit, sa për të ardhmen, jam njeri i lirë.
FRD ka vetëm një deputet, por a do të ketë deputetë të tjerë të PD-së që do t'i bashkëngjiten FRD-së?
Nuk shkon fare kjo pyetje për mua. Kam një parim dhe është universal: Nuk pyes kurrë njeri se, çfarë qëllimi ka. Aty ka shumë miq të mitë, që ndajnë filozofi të ndryshme, por nuk mund të flas për këtë.
Cili është vlerësimi juaj për z.Berisha?
Z.Berisha është një politikan me një stazh të gjatë në politikë, i provuar me sfida të ndryshme. Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur. Është një personazh që lidhet me momente të rëndësishme të jetës politike të Shqipërisë.
Po për sa i përket konceptit ndaj z.Rama?
Edhe z.Rama ka kontributin e vet në politikë, por ka më pak eksperiencë, më tepër administrative, por që gjithsesi është kryetar i forcës kryesore të opozitës. Por ajo që nuk kam kuptuar nga z.Rama është ajo se, si mund ta zhvillosh jetën politike jashtë dyerve të parlamentit. Këtë e shoh si një defekt të madh.
Po për z.Meta?
Meta duket një politikan me intuitë. Kam vlerësime për të.
...Për znj.Topalli?
Me znj.Topalli kemi qenë kolegë në PD dhe padyshim, jemi ndarë në pikëpamje parimore ndërinstitucionale. Ajo i është përmbajtur formatit politik, ndërsa unë atij kushtetues. Politika ka pasion, por, kreu i shtetit e ka të përcaktuar punën e tij brenda kornizës kushtetuese.
Bashkëshortja juaj në një intervistë të dhënë për "Gazeta Shqiptare" është shprehur se do të kishte qenë në disa raste më e ashpër se ju..
Ka të drejtë, vërtet duhet të kisha qenë më i ashpër.
(GSH/BalkanWeb)