Artan Hoxha: Sigurims? Çështja në rrugë ligjore
TIRANE - Ish-kandidati për President, Artan Hoxha, me anë të një mesazhi publikuar në faqen e tij personale në rrjetin social “Facebook”, bëri të ditur se akuzën e bërë ndaj tij si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit do ta ndjekë ligjërisht.
“Do ta ndjek si qytetar i thjeshtë. Vetë, me durim, hap pas hapi në rrugë ligjore gërshetuar me komunikimin publik. Në radhë të parë akuzën më të ndyrë, atë të bashkëpunëtorit me Sigurimin e Shtetit por edhe të tjerat. Balten dhe baltosësit nuk i neglizhoj më siç kam bërë deri më sot”, - është shprehur ai.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)