Spanja e papërmbajtshme, 4 gola në rrjetë Irlandës
TIRANE-Kampionia e Europës edhe e Botës në fuqi, Spanja, ka bërë “poker” me Irlandën, duke treguar kësisoji potencialin e saj real, si një nga favoritet kryesore për ta fituar edhe “Euro 2012”.
Formacioni i Del Boskes, në ndryshim ngta sfida me Italinë ka në përbërje të tij edhe një sulmues të deklaruar, si Fernando Torres, i cili shpërblen besimin e treguar karshi tij, teksa realizon dy gola në portën e irlandezit Shei Given. Gola të cilëve u shtohen edhe “rrjetat” e David Silvës dhe Fabregasit. Ky i fundit ka hyrë në lojë si zëvendësues, në vend të Torresit, por ka arritur ta përsërisë të njëjtën gjë si edhe në ndeshjen e parë me axurrët, të konkludojë me gol. Tashmë Spanja ka në gjirin e vet dy lojtarë me nga dy gola, Torres dhe Fabregas, ndërsa gëzon një golaverazh mjaft pozitiv, 5-1, në dy ndeshje.
Po si nisi dhe u zhvillua kjo sfidë e Grupit C? Nga fillimi deri në fund nën ritmin iberik, e përshkruar nga një lojë alla Barcelona, me pasime të shumta e të shkurtëra, me dalje nga krahët dhe infiltrim në qendër të mbrojtjes irlandeze. Vetëm katër minuta do të rezistonin të besuarit e Trapatonit, sepse do të ndëshkoheshin nga Torres, i cili duke shfrytëzuar edhe një gabim në rreshtim të Irandës, bën që ndeshja të nisë në epërsi për të tijtë, praktikisht. Edhe pas këtij momenti presioni i spanjollëve vijon të jetë i lartë, asfiksues dhe detyrues për të bërë gabime te irlandezët, me sulme të panumërta e mundësi të mira shënimi. Ksavi, Iniesta, Silva dhe Torres janë gjithmonë rrezik potencial për kundërshtarin, ndërkohë që Shei Given duhet të përveshë mirë mëngët, i gjendur nën “breshërinë” e gjuajtjeve të “La Roja”. Megjithatë, pjesa e parë, pavarësisht epërsisë së thellë të të besuarve të Del Boskes, si në zotërimin e topit, ashtu edhe të kontrollit të gjithckaje ndodh në fushë, mbyllet vetëm me golin e Torresit. Cka i jep një fije shpresë Irlandës për të tentuar barazimin në fraksionin e dytë. Mirëpo, Spanja nuk lëshon aspak terren, përkundrazi, vetëm sa e shton “gazin”, mjaft e etur për të shënuar e treguar “dhëmbët”. Dhe ia arrin misionit të vet, sepse shënon edhe tri herë në 45 minutat e dyta. Fillimisht, në minutën e 49-të, është David Silva, ai që dyfishon shifrat, ndërsa në të 70-tën minutë kompleton dopietën e tij personale Fernando Torres, sulmuesi i Celsit. Që në minutën e 74-t ia lë vendin mesfushorit të Barcelonës, Fabregas, i cili vulos me golin e tij pokerin spanjoll ndaj Irlandës.
Përfundimisht, iberikët mundin pastër e bindshëm Irlandën, duke pritur të qetë dhe në pozita komode për kualifikimin më tej Kroacinë, e cila po ashtu ka 4 pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin C. Irlanda i ka larë duart me kualifikimin, sepse ka dy humbje, ndërkohë që sfdida karshi Italisë do të jetë sa për statistikë për të. Krejt ndryshe, për axurrët do të jetë “jetë a vdekje”, sepse shpresojnë dhe i kanë mundësitë të kalojnë në cerekfinale.
(d.b/BalkanWeb)