E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me Fatos Nanon po bën diversion dhe po tallet qeveria

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, i ftuar në Top Story, ka ripërsëritur sërish faktin se PS nuk mund të kandidojë Fatos Nanon si president, për sa kohë që ky i fundit nuk është një kandidat konsensual. Sipas Ramës, Nano po përdoret dhe po tallet nga qeveria, e cila po bën diversion me të.

Me Fatos Nanon qeveria po bën diversion dhe po tallet. Ne e kemi thënë me kohë dhe këtë ia kemi thënë në sy edhe Fatos Nanos, që mund ta konsideronim si kandidat, nëse do të ishte konsensual. Fatos Nano nuk mund të jetë kandidat i PS-së, sepse ne kemi pasur një parim në këtë proces dhe nuk mund ta thyejmë këtë parim. Nuk mund të përfytyrojmë një garë absurde kur ne në parlament jo vetëm që nuk kemi numrat, por nga ana tjetër jemi shprehja e vetëdijes europiane të këtij vendi.

Unë jam koherent me qëndrimin tim: Fatos Nano ka ikur me kohë nga PS dhe ka bërë zgjedhjen e tij për të qëndruar mbi dhe mes palëve. Ne kemi mbajtur një qëndrim të ndershëm ndaj tij. Në rast se vetëofrimi i Nanos do të gjente konsensus mes palëve, ne nuk do të ishim kundër.

Diversioni i qeverisë me Fatos Nanon nuk mund të na kushtëzojë dhe nuk mund të pengojë fitoren e socialistëve, pa u kushtëzuar nga askush, ka thënë Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›