E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Nishani? Do respektojmë marrëveshjen me PD

Share

Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se do mbështesë Bujar Nishanin për president, duke respektuar marrëveshjen me PD. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, tha se koha po mbaron, ndaj ata do të votojnë sot në favor të marrëveshjes me PD. Në këtë mënyrë duket se LSI do mbështesë Nishanin për të mos lejuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Për muaj e muaj të tërë kemi kontribuar në mënyrë konstruktive për të ndërtuar në radhë të parë një proces të hapur e transparent. Është fakt evident që në këtë proces ka pasur dialog të gjerë duke siguruar një proces të komunikimit të gjerë, politik, të hapur dhe pa paragjykime. Pikërisht në këtë proces do mbizotërojë Kushtetuta dhe respekti ynë ndaj marrëveshjes politike me PD, nënshkruar në shtator të vitit 2009, tha Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›